Edi Rama, kryesisë së PS: Filloni të përgatituni për zgjedhjet e vitit 2017

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EG2dO4pIpOw” width=”560″ height=”315″]

Edi Rama fillon fushaten per zgjedhjet e reja parlamentare. Gjithçka për të fituar zgjedhjet mbetet motivi dhe urdheri i kryesocialistit.

Kryesia e re Partisë Socialiste është mbledhur për herë të parë sot që pas votimit në Asamblenë Kombëtare. Me fjalët “na qoftë puna mbarë” Rama nisi fjalimin e tij duke theksuar se objektivi afatshkurtër i kësaj kryesie është fitorja e zgjedhjeve të qershorit 2017.Kreu i PS-së la porosinë se prej sot e deri në ditën e zgjedhjeve, në jetën e PS-së është një ditë në funksion të zgjedhjeve. Ai kërkoi që fushata për anëtarësimet e reja të jetë më intensive, për të arritur objektivin e 150 mijë anëtarëve të PS-së në këtë vit jubilar të 25 vjetorit të themelimit të saj.

Edi Rama ka thene ne nje emision ne “Vizion +” se ne zgjedhjet e vitit 2017 PS-ja do te futet ne koalicion me LSI, porse deri vitin tjeter mund te rrjedhe shume uje dhe nuk dihet nese eshte “ilaç gjumi” per Ilir Meten apo strategji e tij. Ka mundesi qe Ilir Meta te futet ne nje koalicion pa PS e pa PD-ne, duke futur diku tek 15 parti ne koalicionin e tij.

Nga sot selia roze do te filloje pergatitjet ndonese nje vit para zgjedhjeve, por muajt po ikin dhe duhet mbajtja e premtimeve.

Por nder te tjera Rama tha ne mbledhjen e Kryesise se PS se : Kjo kryesi e nis detyrën me një objektiv madhor afatshkurtër, fitoren e zgjedhjeve të qershorit 2017. Është një objektiv afatshkurtër. Sot një vit jemi në sprintin final të këtij mandati dhe në prag të finish elektoral dhe çdo ditë e kësaj periudhe deri ditën e zgjedhjeve në jetën e PS është një ditë në funksion të zgjedhjeve. Fushata e anëtarësimeve të reja duhet të hyjë në një fazë të re ku çdo anëtarë i partisë duhet të jetë protagonist i kësaj fushatë.

Sot do të shqyrtojmë një projekt të aktivitetit tonë politikë përgjatë së cilit do të ftojmë gjithkënd që ka pasur një kontribut në PS gjatë këtyre 25 viteve.

Partitë që qeverisin e kanë të natyrshme që përgjtihësisht kur fillojnë mendojnë për mandatin tjetër thonë kemi bërë shumë por ka më shumë për të bërë. Në rastin tonë kjo është e vërtetë, por kjo nuk e thotë të gjithë të vërtetën për cka kemi bërë dhe mund të bëjmë më shumë për Shqipërinë në socialistët, sepse ne kemi bërë shumë për Shqipërinë e gjenratës tjetër. Kemi bërë atë që të tjerët para nesh nuk e bënë dot. Kemi qeverisur me vendosmërinë për të bërë reformat ë munguara që bëjnë shtet dhe për moslejuar që gjenerata tjetër të vuajë pasojat e mungesës së reformave siç gjenerata e sotme vuajnë mungesën e reformave në të shkuarën. Kemi bërë më shumë reforma se asnjëherë më parë në një kohë të shkurtër. Kemi prekur sektorë ku ka pasur një paralizë, të sistemeve dhe kemi bërë praktikisht atë që duhej për të mundur që të vendosim në baza të shëndosha një proces të funksionimit të institucioneve për dekadat që vijnë.

Pa reformën në drejtësi të gjitha reformat e tjera dhe e gjithë përpjekja jonë për të krijuar një sens normal të përpjekjes për të bërë shtet kërcënohen seriozisht, jo për të na lënë në vend numëro, por që të kthehemi edhe njëherë nga e para. Ne jemi të vendosur për ta cuar deri në fund këtë proces dhe i kemi qëndruar dhe do ti qëndrojmë zotimit public që reforma në drejtësi duhet të jetë e shktruar sëbashku me partnerët tanë. I duhet besuar atyre që janë më të besueshëm për të reformuar drejtësinë, pra njerëzve që e njohin sistemin, që dinë të përdorin bisturinë për të operuar sisteme të korruptuara si sistemi ynë. Për këtë arsye besoj se kemi bërë gjënë e duhur që i kemi besuar ekspertëve vendoas dhe ndërkombëtare dhe padyshim Komisionit të Venecias, roli i të cilit ka qenë me peshë në Shqipëri duke filluar nga  kushtetuta e re. Ka ardhur koha që ta shtyjmë përpara procesin dhe unë besoj se pala jonë në komision duhet të këmbëngulë që procesi most ë rrijë më në vend dhe palët të ballafaqohen me të vërtetën. Loja që PD ka organizuar me alibi, justifikime dhe propagandë, kush e do dhe kush nuk e do reformën nuk mund të vazhdojë pa fund. Ka ardhur momenti që të gjitha palët të ballafaqohen më të vërtetën. Nuk kemi të bëjmë më Kodin e Da Vincit, por kemi të bëjmë me një dokument që është parë thelbësisht nga Komisioni i Venecias dhe është momenti për ta shtyrë përpara dhe për ti ballafaqur të gjithë me publikun. Besoj se mbi këtë bazë është e qartë dhe puna e kësaj kryesie që është një punë sa politike aq edhe organizative, sa udhëheqëse dhe zbatuese, sa për ti paraprirë të gjitha proceseve aq edhe për të kurruar në detaj cdo problem dhe cdo shqetësim deri për socialistin më të ri.

Fjala e Edi Ramës (video)

SHKARKO APP