Edi Rama lë pa gjumë ministrat deri në Ansamble

Mbledhja e shumë përfolur e kryesisë së PS-së ka mbaruar sot. Pritej që kryeministri të dilte me emra së cilët ministra ikin, por nuk foli, ndonëse e la të hapur derën për ndryshime.

“Çdo ditë ka gjëra për t’u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm. Në vakuumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete të vetëkorrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë. Kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë si duhet mishërimin real që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë të cilët i thonë vetes apoliltikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë.

Ndryshime në qeveri?

Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parën. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, sepse ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma. Dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Po e lexojmë me shumë kujdes mesazhin e protestës”- tha Rama.

Mësohet se kryeministri akoma nuk ka vendosur se cilët do të largojë, pasi ka shumë presion nga grupet e interesit financiar. Oligarkët po ushtrojnë shantazh mbi Ramën se cilët ministra nuk duhet të guxojë të largojë.

SHKARKO APP