Kryeministri Rama: LSI dhe Meta po japin kontribut për t’i dhënë zgjidhje krizës
Edi Rama në emisionin “5 pyetje te Babaramo” në Report TV, i pyetur në lidhje për datën 18 qershor tha se do shkojmë në zgjedhje. Ndërsa i pyetur me insistim disa herë nga Ilir Babaramo që nëse LSI dhe Ilir Meta nuk futen në zgjedhje si do veprojë PS-ja, kryeministri Rama iu shmang me shumë delikatesë përgjigjes direkte. Prapë Babaramo tha se qëndrimet e LSI dhe PD-së përkojnë, por Edi Rama nuk hezitoi të thotë prerë dhe pa hezitim që LSI dhe Meta po kontriuojnë shumë që të ofrojnë një zgjidhje. Dhe e vlërësoj rolin e tyre. Me sa duket gazetari Babaramo nuk u ndje i kënaqur nga përgjigja e kryeministrit dhe ripyeti të njëjtën pyetje dhe mori prapë të njëjtën përgjigje.
Ndërsa me pas Edi Rama theksoi se jam i gatshëm të presë liderin e opozitës me çdo lloj formati, por jo për qeveri teknike. Por opozita kërkon pikërisht kokën e kryeministrit. Janë zhvilluar disa takime më të deleguar të Lulzim Bashës, është rënë dakort për të debatuar dhe diskutuar pa limit, por në fund PD-ja nuk ka kthyer përgjigje. “Personat teknikë u takuan dhe u ulën. Përfaqësues nga të dyja zyrat u takuan. Panë vendin. Caktuan orën dhe axhendën dhe më pas gjithçka mbeti pezull sepse kryetari i opozitës nuk e ka konfirmuar ende takimin” – tha Rama.
Edi Rama që sa herë prisnim përgjigje nga shtabi i Bashës, ata thonin se “po fle gjumë”, “nuk ka telefon bateria e telefonit të tij”, etj. Pra nuk po vjen.
Ilir Babaramo nuk ia përtoi dhe pas një pyetje për opozitën, rikthehej prapë te Ilir Meta. I pyetur për qeverinë e besimit të deklaruar nga LSI, Edi Rama tha se ndonëse mbetet një dëshirë e Metës për të ofruar zgjidhje për qetësimin dhe futjen e opozitës në zgjedhje, por nuk mundet të braktisim detyrën tonë kushtetuese.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Ilir Meta tërheq nga qeveria ministrat e LSI-së, Rama tha se nuk e beson se kjo do të ndodhë.
Çfarë ndodh nëse LSI tërheq ministrat nga qeveria?
Nuk dua ta besoj dhe nuk flas me nëse. Por çdo gjë të paktën sipas meje duhet komentuar atëherë kur ndodh.
E keni ne skenarët e mundshëm, do vazhdoni qeverisjen me zv/ministra apo do kërkoni mocion besimi?
PS dhe unë nuk tërhiqemi nga përgjegjësia. Kemi detyrim të përbashkët si koalicion për të bërë deri në ditën e fundit punët që na kanë ngarkuar dhe dua të besoj që do ta përmbushim së bashku.
Ju këmbëngulët që të respektohet Kushtetuta por në 20017 zgjedhjet u shtynë…
Zgjedhjet atëherë janë shtyrë nga 20 janar në 18 shkurt, janë shtyrë brenda mandatit qeverisës së kryetarit të bashkisë. Kushtetuta nuk u shkel.
Në atë kohë nuk ka pasur limitet që kemi sot. Sot mandati i kuvendit skadon me 9 shtator dhe mbi të gjitha kjo është përpjekje për të marrë peng qeverinë dhe PS për të mos lejuar zgjedhje sepse ndërkohë është marrë peng vettingu dhe reforma në drejtësi dhe shtyrja e zgjedhjeve është një shtyrje për të shtyrë në kalenda greke vetë reformën në drejtësi duke hapur hendek me BE. Është një hulli që nëse e lenë të hapet cenon vendin. Njerëzit sot po e shohin se është reale ajo që ne thonim sa humbet vendi nëse kthehemi mbrapa.
Edi Rama më tej shtoi se diskutojmë me opozitën gjithçka , përveç dy gjërave: Data 18 qershor dhe qeverinë teknike.