Edi Rama: Lulzim Basha nuk shpëton nga hetimi për 1 milion dollarë në SHBA

Akuza dhe kundërakuza këtë të enjte në sallën e Kuvendit mes PD dhe PS. E filloi Taulant Balla me akuzën ndaj Lulzim Bashës, kreut të PD-së, i cili sipas PS-së ka paguar 1 milion dollarë me anë të një biznesmeni për llogari të një kompanie lobuese në SHBA, natyrisht për llogari të PD. Por PD-ja nuk e ka të deklaruar këtë shumë prej 1 milionë dollarë në formularin e KQZ. Ndaj pikëpyetja e madhe mbetet se nga i mori PD-ja shumën 1 milionë dollarë për ti bërë lobim në politikën amerikane. Ka filluar hetimi nga prokuroria e Tiranës për këtë dokument të cilin e nxori BIRN. Ndërkohë që Berisha sulmoi vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama si dhe Engjëll Agaçin sekretar i përgjithshëm të kryeministrisë si pjesë e trafikantëve të drogës, kryeministri Rama tha se Lulzim Basha nuk do të shpëtoj nga hetimi për 1 milionë dollarët e paguar nga një bankë në një ishull të Paqësorit për llogari të PD. Bile kryeministri la të kuptojë se edhe nëse prokuroria shqiptare mund ta anashkalojë, por prapë hetimi nuk ndalon për 1 milionë dollarët e ryshfetit.

Kryeministri Rama tha se nëse Bilal Shehu i cili pagoi 80 mijë dollarë që të fuste Ramën për foto me presidentin amerikan Obama, doli i lirë nga burgu, do jetë ndryshe për Lulzim Bashën për 1 milionë dollarët e paguara nga burime të fshehta. Pra la të kuptojë se do jetë burgu për liderin e opozitës.

SHKARKO APP