Edi Rama mashtron qëllimisht ambasadat e huaja me sondazhe të porositura

Gazeta Express ka kontaktuar me një ambasadë të fuqishme në Tiranë. Ata janë të trembur nga plani i Ramës për zgjedhjet. Të njëjtit i kanë dhënë Gazetës Express sondazhet e tyre për Tiranën, që paraqesin një fotografi tjetër. Më poshtë sondazhet.

Gazeta Express

Në dyert e shërbimeve diplomatike në Shqipëri ka mbërritur një sondazh i kryer për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që mbahen më 25 qershor, i realizuar nga Afrim Krasniqi, me porosi të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç edhe në sondazhet e mëparshme të cilat janë bërë mbi hije të forta dyshimesh për paanshmërinë e tyre, forcë e parë politike në qarkun e Tiranës, del Partia Socialiste, e dytë Partia Demokratike, dhe e tretë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në këtë situatë të ndezur politike në Shqipëri, ku partitë shkojnë drejt garës elektorale pa koalicione parazgjedhore, mes akuzash dhe kundër-akuzash të forta, shërbimet diplomatike nuk janë treguar indiferente. Një burim i besuar pranë një shërbimi të fuqishëm diplomatik në vendin tonë, tha për Express se ata kanë kryer sondazhe të brendshme, ku nga hulumtimet e tyre, situata paraqitet krejt ndryshe.

Express disponon rezultatet e të dy sondazheve, ato që kanë në tryezë selitë diplomatike me “firmën” e Afrim Krasniqi, dhe rezultateve që ka nxjerrë sondazhi i kryer nga mekanizmat e tyre të brendshme. Sipas këtij të fundit, Partia Socialiste në qarkun e Tiranës qëndron në krye me një diferencë të vogël nga Lëvizja Socialiste për Integrim, (vetëm 2 % të votave)duke nxjerrë kështu të tretën Partinë Demokratike, që çuditërish, në sondazhin e Krasniqit kishte një rritje të befasishme si forcë e dytë.

Disi artificiale kjo, duke marrë parasysh situatën ku ndodhet aktualisht kjo forcë politike. I njëjti burim diplomatik tha pranë Express se sondazhi që nxjerrë të parë partinë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, është i porositur nga Partia Socialiste dhe vetë drejtuesi i saj.

Por përse bëhet gjithë ky manipulim me rezultatet e sondazheve në më pak se dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve në Shqipëri?

Frika më e madhe është se ka një tentativë për të “përligjur” rezultatin e zgjedhjeve që mund të vidhet nga forcat politike, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, tashmë në një marrëveshje politike me njëra-tjetrën prej 18 maj të shtrëngimit të duarve mes kreut të qeverisë Rama, dhe liderit demokrat Basha.

Një shqetësim që e ndajnë edhe shërbimet diplomatike në vendin tonë, të cilat siç ky burim i besuar i tha Express, janë duke ndjekur me vëmendje situatën parazgjedhore në Shqipëri, me dyshimet e forta se pas rezultateve të këtyre sondazheve mund të fshihet diçka më e madhe.

Konkretisht: Duke përhapur në tavolinat e shërbimeve diplomatike dhe në mbarë opinionin publik, PS-në si forcë të parë politike dhe PD-në të dytë, nuk do të kishte asnjë reagim, e madje edhe ndërkombëtarët do ta kishin të lehtë të vinin “vulën” mbi fituesin e zgjedhjeve, që do të konsideroheshin më në fund: Zgjedhje me standarde ndërkombëtare.

Në përpjekje për ta arritur këtë, duket se Rama dhe Basha kanë harruar vigjilencën e shërbimeve diplomatike, që në fakt e shohin këtë si një përligjje që po tentohet t’i bëhet vjedhjes së votës më 25 qershor, pasi nga mekanizmat e tyre rezultojnë të tjera rezultate . Ky falsifikim i sondazheve (në dukje i vogël) se PS dhe PD kanë numrin më të mëdhenj të votuesve, bëhet për të justifikuar një krim elektoral, siç është vjedhja e votës.

Edhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i cili pret të mandatohet më 24 korrik, mbi bazën e këtyre dyshimeve dhe shqetësimi serioz për të ardhmen e vendit, tha se nuk do të dekretojë asnjë qeveri nëse cënohet vota e lirë.

Në sondazhin e Afrim Krasniqit, gjithçka flitet për fitore të partive të mëdha…partitë e vogla janë inekzistente. Por në sondazhin e brendshëm të selisë diplomatike që Express e disponon, partitë e vogla kanë pjesën e tyre.

Express investigoi më herët edhe për një gënjeshtër të madhe me sondazhet e televizioneve në Shqipëri, ku doli hapur se pas tij qëndronte Partia Demokratike, që çuditërisht dilte forcë e dytë politike në rang kombëtar.

Rezultati i sondazhit të brendshëm të selisë diplomatike

32 % të votave PS

30 % të votave LSI

25 % të votave PD

5 % të votave PDIU

3 % Libra (e Ben Blushit)

1 % Sfida (e Gjergj Bojaxhi)

1 % FRD (e Bamir Topit)

3 % të tjera…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?