Rama: Mos ki frikë, Lulzim! Hajde e flasim. Basha: Me dorëheqje të firmosur!
Edi Rama shkruan në Facebook: Lulëzim! Sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje.Mos ki frikë!
Pritet sot një përgjigje e liderit të Opozitës Lulzim Basha nga çadra. Deri sot në mëngjez kishte informacione se nga opozita do të jenë në tryezen me palën qeveritare: Lulzim Basha (PD), Fatmir Mediu (PR) dhe Agron Duka (PAA). Ndërsa nga mazhoranca: Edi Rama (PS), Ilir Meta (LSI) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU).
Nuk ka vonuar Lulzim Basha dhe i është përgjigjur Edi Ramës. Basha: Hajde, por me dorëheqje të firmosur! Po të presim edhe në çadër.
Nuk dihet reagimi i kryeministrit pas kësaj që deklaroi lideri i opozitës.