Edi Rama mund të bëjë surprizën e ditës: T’i shkojë Albin Kurtit te zyra e tij!
Edi Rama nis sot turin ballkanik. Por që në nisje Albin Kurti ia prishi humorin kryeministrit shqiptar. Ndërkohë sot stafi kryeministror ka publikuar axhenden zyrtare të shefit të qeverisë shqiptare, ku bie në sy se thuhet “Takim me z.Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, është në pritje”.
Por duke njohur Edi Ramën që i pëlqen surprizat dhe të jetë kryelajm, ka mundësi që në Prishtinë, pasi të takojë Presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca, ai të niset në këmbë, shoqeruar nga të gjitha mediat, drejt kryeministrisë, ku ndodhet Albin Kurti.
Ky skenar nuk përjashtohet duke njohur Edi Ramën. Nëse Rama shkon te dera e kryeministrisë së Kosovës dhe atje nuk del për ta pritur Albin Kurti, atëhere kryeministri kosovar mbulohet nga turpi kombëtar dhe qytetar.
Të presim nëse Edi Rama do ta kryejë këtë akt surprizë.