Edi Rama ndryshon emrat e kandidatëve për ministra. Ngjitet Majko, ikën Peleshi

Të dielën e fundit të gushtit qeveria e re e Edi Ramës, shpallet. Por deri tani një strukturë e posaçme e përbërë nga një burrë me shumë eksperiencë, ish-ministër, i cili njihet si një administratorët me të mirë të ekzekutivit dhe një grua profesioniste dhe shumë e aftë, i kanë paraqitur kryeministrit strukturën e re të qeverisë, një plan të detajuar me inspektoriatet, ndryshimet, agjensitë që dublojnë njëra tjetrën, etj. Ky grup ka nxjerrë edhe sa miliona euro i kursehen buxhetit të shtetit me strukturën e re ekzekutive dhe krejt piramidën e qeverisjes.

Nga sot, paradite, në tryezën e kryeministrit Rama tregojnë burime të rezervuara pranë tij qeveria e re është gati. Pritet vetëm publikimi i listës së ministrave nga vetë Edi Rama.

Gjithashtu kjo dyshe specialistësh, të cilët nuk financohen nga qeveria shqiptare, por kanë projekte me BE, ka sugjeruar që të ridiskutohet edhe numri i bashkive në akord me PD dhe LSI shumë kohë para se të vijnë zgjedhjet vendore. Një prej njërëzve më të afërt të kryeministrit E.ZH. tha se kryeministri ka deklaruar se projekti ka mbështetjen e tij të plotë dhe se Edi Rama insiston se duhet të qeverisim me qytetarët, siç edhe kemi premtuar. Ndaj do të krijoje nje ministri te re që do duket si emër i çuditshëm; Ministria e Publikut. Edi Rama ka menduar per nje emer shume popullor ne PS, Pandeli Majkon. Qeveria finale, e cila do të bëhet publike nga vetë Edi Rama javën e ardhshme, do jete si më poshtë.

Kryeministër:  Edi Rama

Zv/kryeministër: Erion Braçe

Ministër i Financave: Arben Ahmetaj

Ministër i Brendshëm: Fatmir Xhafa

Ministër i Mbrojtjes: Olta Xhaçka

Ministër i Jashtëm:  Mimi Kodheli

Ministër i Drejtësisë: Vasilika Hysi

Ministër i Energjisë:  Damian Gjiknuri

Ministër i Bujqësisë:  Eduart Shalsi

Ministër i Transporteve: Blendi Klosi

Ministër i Integrimit: Lindita Nikolla

Ministër i Shëndetësisë: Ogerta Manasterliu

Ministër i Arsimit e Kulturës: Milena Harito

Ministër i Turizmit e Infrastrukturës: Klodiana Spahiu

Ministër i Miqënies Sociale: Elisa Spiropali

Ministër i Mjedisit: Elona Gjebreja

Ministër i Publikut: Pandeli Majko

Kryetar Parlamenti: Gramoz Ruçi

Nënkryetar Parlamenti: Saimir Tahiri

Kryetar i grupit parlamentar, PS: Taulant Balla

Shënim: Shpresojmë se nga inati që lista doli nga zyrat e kryeministrisë, të mos e ndryshojë

SHKARKO APP