Edi Rama në Asamblenë e PS: Përveç sekretarit të Përgjithshëm, të gjithë të tjerët në lista të hapura

Edi Rama flet në Asamblenë e PS-së. Ai theksoi se nis ristrukturimin i PS-së, dhe nënvizoi fort se në listën e kandidatëve për deputet nuk do të jenë ata që kanë me shumë se një mandat deputeti. Të gjithë të konkurojnë, shtoi kryeministri dhe kryetari i PS.

“Skuadra jonë do të jetë e përbërë nga 187 anëtarë, 140 e hapur për tu zgjedhur nga populli dhe 47 në listën e mbyllur të partisë”, tha Rama.

Ai u shpreh se në listën e hapur do të jenë të gjithë ata që kanë disa mandate, përfshi edhe vetë Kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha se në listën e mbyllur mund të jenë Sekretari i Përgjithshëm, që ka një detyrë specifike, apo ai i Diasporës, si dhe pjesa dërrmuese do të jenë ata që do të kenë 1 mandat ose të rinj dhe të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot hapim një kapitull të ri të kësaj partie. Nisemi drejt përballjes për një mandat të katërt të PS, pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030. Deputetët me më shumë se një mandat, pa përjashtuar dhe drejtuesit e qarqeve, të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerë. Në listën e mbyllur do të jenë pak prej tyre me detyra specifike. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm me një mandat dhe të rinj dhe të reja që do të jenë në këtë listë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?