Edi Rama në konferencën e fundit, tallet: Veliaj do varet! Tahirin e presim!

Edi Rama doli në këtë fundviti para gazetarëve, ku shumë pyetje dukej sikur i kishte parapërgatitur Endri Fuga për t’ia vënë topin në pikën e penalltisë, tamam për të gjuajtur si ç’donte kryeministri.

Kryeministri foli gjatë dhe ka prekur temat që i interesonin atij. Nuk kishte pyetje sfiduese për korrupsionin, oligarkët, mafien dhe varfërinë, etj, por siç duket ku ka kapur mbi 90 % të mediave, ai paracakton pyetjet.

Rama tha se “Kemi konstatuar ca përpjekje për të krijuar skema ilegale për të transferuar lokalet ku pronarët të përdorin skema të mbyllura. Po ju them të gjithë atyre që u kanë hyrë këtyre fantazive do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosat e tyre. Gjithë policia do të jetë në këmbë që prej nesër dhe ju lutem qytetarëve që të njoftojnë që prej nesër për çdo rast ku ato ndodhen”- foli kryeministri.

Pyetjes, po ata që mbesin pa punë u përgjigjem thjesht se “vitin e ardhshëm kemi një rritje të kurseve të trajnimit profesional. Shumë nga ato njësi do të transferohen në biznese të tjera dhe do të krijohen vende pune. Benefitet janë të pallogaritshme”.

Por janë me mijëra ata që do dalin pa punë me datë 1 janar 2019.

Ndëra në lidhje me akuzat për korrupsion te tenderimi te Unaza e Re ai u justifikua se “Akuzat për korrupsion dhe korrupsioni janë dy gjëra të ndryshme. Sa për akuzën, kompani që hyjnë më letra të falsikuara në tendera ka në gjithë Botën, dhe një ministër nuk gjykohet nga kjo, por gjykohet nga mënyra si reagon kur fakti konstatohet. E dini ju që një kompani është shitur me letra te falsifikuara dhe askush nuk ka reaguar. Sa i takon rastit në fjalë, ky është korrupsion. Gjiknuri nuk është shkarkuar, por është zëvendësuar në kuadër të atyre nevojave dhe qëllimeve që i kam bërë publike, por ka bërë një punë transformuese për aq pak kohë sa pati. Nuk vidhen më dritat në Shqipëri, sot kemi një transformim rrënjësor në sistemin energjitik. Kush e bëri? Janë bërë nën drejtimin e Damian GJiknurit. Së shpejti nis puna për aeroportin e Kukësit e Vlorës, janë procese të vështira.” –deklaroi Rama. Edhe “Zëri Amerikës” para dy ditësh në një editorial të tij shkruante se nuk ka asnjë rast në botë që një ministër të lavdërohet e më pas të shkarkohet, siç ndodh me kryeministrin Rama në Shqipëri.

Një pyetje se “A i druheni Presidentit Meta në lidhje me dekretimet e ministrave”, kryeministri iu përgjigj se “Nuk shoh arsye për të dyshuar në faktin që Presidenti do të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat sikundër e kërkon Kushtetuta. Ndërkohë që po, ky ngërçi i kaluar do të adresohet patjetër në rruëgn e duhur për të pasur një qartësi të plotë”.

Njëri prej reporterëve i ka thënë Ramës se Ministri i ri i Jashtëm shqiptar nuk ka një CV publike, një konstatim të cilit Rama i është përgjigjur me një ton ofendues duke thënë se Genti Caka ka lexuar libra më shumë sesa të gjitha fjalët që kanë thënë të gjithë gazetarët që ndodheshin përballë tij.

“Më falni për krahasimin, por Caka ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj, CV e tij do ta keni në dispozicion kur të bëhet ministër, nëse nuk është atje është gjëja më e thjeshtë në botë, të jeni të sigurt se zgjedhja e tij është e një shqiptari si unë e si ti, unë e neveris cdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Sa i takon insinuatës në fjalë ca të them unë, nuk e përsëris fjalën se pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme. Nuk ka lidhje fare fare, Caka është vendosur ministër për atë që ai përfaqëson, i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë si puna që ka bërë për integrimin. Kam vlerësuar kapacitetin edhe si drejtues, edhe si një djalë që është shumë pranë vizionit, programit, mënyrës së të parit të gjërave dhe familjes sonë politike. Cfarë mbetet, mosha? Unë nuk mendoj që ky është një moment ku duhet të paragjykojmë, sepse nuk bëj krahasime por ka pasur raste ministrash në fusha të tjera në vende me shumë më tepër peshë dhe kanë pasur sukses, ose jo, po jo për shkak të moshës. Aman, ky vend ka pasur ministër të jashtëm Aldo Bumcin, dhe nuk ka pasur asnjë debat”- tha Rama.

Një pyetje tjetër që iu drejtua kreut të mazhorancës kishte të bënte me aludimet se Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj planifikuan goditjen e njerëzve të PS, si Arben Çuko, Arben Ndoka dhe Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama u përgjigj me ironi:

“Do të bëjmë një gjyq popullor ku do të ketë dënime shumë të rënda. Internime dhe punë të detyruar. Dhe koka e komplotit padyshim që është kreu i Bashkisë Tiranë, i mbështetur nga ish-ministri Fatmir Xhafaj… Ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë do ta varim në një nga këto pemë. Këto do pasqyrohen tek vepra ime numër 21”.

I pyetur për një rikthim të mundshëm të Saimir Tahirit në PS, shefi i mazhorancës tha që gazetarët duhet t’i kërkojnë falje së pari atij. Rama tha se rikthimi apo jo në parti i Tahirit është një proces që nuk i përket të tashmes.

“Derisa Prokuroria të mbyllë cështjen, Tahiri nuk është pjesë e PS” – tha Rama. Por është pikërisht Edi Rama që i bën preson prokurorisë ta shpallë të pafajshëm Tahirin. Dhe mënjëherë do ta kthejë në qeveri si homolog me Erion Braçen.

Edi Rama foli, por nuk tha asgjë.

Kjo ishte konferenca e shtypit, përjashtuar vendimin e drejtë për bastet sportive.

SHKARKO APP