Edi Rama, në udhën e rrëzimit pa shpëtim

Edi Rama ndodhet në momentin më të vështirë të jetës së tij 20 vjeçare në politikë. Pas një mbretërimi në pushtet, pasi filloi si ministër i kulturës në 1998, më pas kryetar bashkie pa ndalesë, më pas kryetar i PS-së dhe kryeministër dhe tani po vjen fundi.

Çdo politikan e zgjedh, në një farë mënyre, fundin e tij politik. Disa me ikje pa rënë në greminë, të tjerë me dhunë, por ndodh edhe si fundi që po vjen për Edi Ramën; me rropatama e ku të shtyrën e fundit do ia japin pikërisht ata që u bëri ligjin dje në mesnatë; oligarkët.

Kryeministri momental, Rama, përveç akuzave se ka firmosur tenderime, koncensione apo PPP si dhe për lidhje me botën e krimit të organizuar; nga sot ka marrë përsipër një barrë shumë të rëndë për supet e tij tashmë të stërlodhura nga pushteti 20 vjeçar. Ai, dhunshëm, miratoi e votoi një ligj haptazi antikushtetues, diskriminues dhe mafioz në thelb. U dha një grushti biznesmenësh të fuqishëm, të cilët sillen me thasë në dorë sa nga njeri pushtet në tjetrin, një ligj që iu fal gjysmën e taksës që duhet ti paguajnë shtetit. Hajde se po pranojmë se ua fali për tani e më vonë, por skandali dhe të vesh duart në kokë është se qeveria i dha fuqi ligjit fuqi paravepruese. Pra e thënë në gjuhë me të thjeshtë, kryeministri vendosi t’u falë, pra t’ju kthejë edhe ato që kanë paguar që nga viti 1991. Dhe kush nuk i ka paguar taksat për rastin në fjalë nga kategoria e shumë të pasurve, shteti ua fali, duke ua përgjysmuar.

Kjo është e padëgjuar!

Flitet për qindra milionë euro që tashmë do ti mungojnë buxhetit të shtetit. Ndërkohë për studentët, për pensionistët apo për njërëzit në nevojë nuk ka lekë!

Kur flitet për një grusht të pasurish, nuk flitet për shtresat e mesme që mund të kenë një biznes, por pikërisht për afro 19 persona në Shqipëri, të cilët kanë monipolizuar gjithçka. Më saktë ata që drejtojnë qeverinë që t’ju shërbëjë vetëm pasurimit të tyre.

Edi Ramës mund ti falej gjithçka, por me atë që bëri mbrëmë, kur pa e vrarë fare ndërgjegjen, pa iu dridhur syri se po bën një masakër ndaj biznesit të vogël e të mesëm, pa e çarë kokën se bën shkelje të hapur ligjore e kushtetuese; futi dhe votoi atë ligj që ia kishin sjellë 19 të pasurit e Shqipërisë, tashmë nuk falet më.

Ishte betuar dhe ka deklaruar vetë se taksat nuk po rriten, por po ulen për të varfërit, ndërsa ka thënë prerë se taksat po ua rrit vetëm shumë të pasurve. Por mbrëmë votoi nga 15 % në 8% ti ul për një grusht biznesesh. Më saktë për 19 persona që kanë afro 95 % të pasurisë së vendit.

Kjo ishte e rëndë zoti kryeministër! Se kush të detyroi akoma dihet, por përgjegjsia bie vetëm mbi ty.

 

SHKARKO APP