Edi Rama: “Nëse dështon reforma në drejtësi kam gati planin “B” !

Edi Rama e tha tek Enkel Demi. Nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, edhe siç flet opozita, pra me konsensus, atëhere kam gati planin B!  Pra kryeministri nënkuptoi zgjedhje të parakohshme parlamentare,siç e ka thënë pak kohë me parë se “do të shkojmë tek Sovrani!”.

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i ftuar në studion e Enkel Demit në emisionin  “Shih Programin” në Televizionin Shqiptar ku foli për reformën në drejtësi.

Kreu i qeverisë nuk preferoi të komentonte opinionin e Komisionit të Venecias teksa tha se “Nëse duam reformë reale politika duhet të bëjë një hap prapa. Dhe faktikisht duke i qëndruar këtij qëndrimi besoj kam dhënë kontribut modest për të mos e deformuar procesin, dhe për të mos e deformuar përmbajtjen”.

Më tej kryeminsitri Rama tha se po synohet që reforma të miratohet duke gjetur konsensusin e opozitës. I pyetur për hapat që do të ndiqen nëse nuk gjendet konsensusi me opozitën, Rama tha se nuk do ta bëjë këtë parashikim, por gjithsesi pranoi se ka një plan B të cilin nuk deshi ta sqarojë.

“Ne synojmë të miratojmë reformën me konsensus. Ky është plani A. Nëse kjo dështon atëherë kalojmë në planin B”, tha Rama.

Ndërsa duke folur për Byronë Kombëtare të Hetimit, Rama theksoi se, “Byroja e Hetimit e ndërmjetësuar nga amerikanët nuk varej nga Policia por prania e Prokurorisë ishte vendimtare. Thelbi është që kjo reformë do sjellë një tronditje të sistemit të drejtësisë”.

Rama tha se nuk ka çfarë të rinegociohet për Byronë Kombëtare të Hetimit. “Do bëhet një proces në komisionin e reformës dhe në atë proces sigurisht që do ketë takime. Ne do synojmë dakortësi me opozitën dhe nuk do fillojmë me planin B por do synojmë planin A, me dakortësi”, theksoi Rama.

Me qartë nuk ka se si ta shqiptojë Rama, ndaj përgatituni për zgjedhje !

SHKARKO APP