Edi Rama: Nuk është e pamundur që të përsëritet pakti i 17 majit me Bashën

Kryeministri Edi Rama deklaron se në raportet me opozitën asgjë nuk është e pamundur, përveç dhënies së pushtetit nga ana e Partisë Socialiste. Në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi në emisionin “Përballë” në RTSH, kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë përsëritjes së një marrëveshje të re mes tij dhe Lulzim Bashës, si ajo e 17 majit 2017.

I pyetur nëse mund të përsëritet pakti i majit 2017, Rama tha: “Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër siç e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vizion, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa menduar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur…“.

Marrëveshja parazgjedhore e majit 2017 mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, cilësohet si pakti që solli dërrmimin elektoral të Partisë Demokratike dhe humbjen më të madhe historike të saj. Nga ky pakt, Edi Rama siguroi qeverisjen i vetëm ndërsa opozita po vuan pasojat e një marrëveshje që i ka sjellë vetëm dështime në aksionet e saj.

Nga ana tjetër, Edi Rama la të kuptohet se në shtator PS do të paraqesë një platformë bashkëpunimi me opozitën, ku PS-ja do të ofrojë çdo gjë përveç pushtetit.

Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi“,- deklaroi kryeministri Edi Rama.

Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama në RTSH

Pyetje: Në prag të pushimeve, mund të thuhet se mund të quhet i mbyllur viti i parë i qeverisjes vetëm. Më mirë vetëm?

Edi Rama: Viti i parë mbyllet në…

Shtator….

…fund të shtatorit, por sigurisht është mbyllur sesioni i parë i legjislaturës dhe në një kuptim është viti i parë politik dhe patjetër është më mirë vetëm. Nuk diskutohet.

Ju keni thënë se ky do të jetë mandati më i vështirë që do të keni, a rezultoi i tillë viti i parë i qeverisjes tuaj?

Sigurisht, sigurisht sepse sfida është shumë e madhe dhe ndërkohë ne jemi vetëm në tryezën e qeverisë, por qëllimi ynë është të jemi në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm për të cilin kemi nisur një përpjekje shumë serioze, përditë, hap pas hapi dhe ma ha mendja se si hap i parë, nëse mund ta konsideorjmë mandatin me katër hapa, është një hap pozitiv pikërisht në drejtim të përfshirjes të njerëzve në një proces ndërveprimi me qeverinë përmes platformës sonë shqipëriaqëduam.al, përmes llogaridhënies tonë publike që ishte më intensive sesa një fushatë elektorale për nga kapilariteti dhe që shënoi një proces dëgjimi dhe komunikimi të ri dhe patjetër edhe në gjitha aspektet e tjera të qeverisjes duke filluar nga përpjekja e jashtzakonshme për të transformuar administratën.

 Këto janë gjëra që i keni bërë ose po i bëni dhe që do t’i kthehemi pak më vonë, por ju e pranuat që ishte vit i vështirë. Cili ka qenë momenti më i vështirë për ju si kryeministër?

Momenti më i vështirë ka qenë momenti kur u gjendëm përballë faktit se nuk ishim të përgatitur si duhej dhe nuk kishim bërë punën e duhur për të mundësuar fillimin e procesit të pagesës për rrugën e Kombit dhe…

… protesta e Kukësit

Dhe aty…nuk është çështja te protesta, por është çështja tek fakti që ne nuk bëmë si duhet detyrën tonë.

 Në këtë rast, kishte një moskuptim të realitetit, një shkëputje nga realiteti se si jetojnë njerëzit, një tarifë krejt e papërballueshme për atë zonë. Cili është mësim i madh që nxorrët nga ky rast?

Mësimi i madh ishte që nuk duhet asnjëherë t’i marrim gjërat të mirëqena dhe duhet gjithmonë të jemi në sinkron me njerëzit në procesin e politikbërjes. Pastaj sigurisht ka raste që duhet të marrësh vendime që mund të mos jenë…

...popullore.

…që krijojnë kënaqësi të përgjithshme, por nuk ishte ky rasti. Dhe nga ana tjetër sigurisht që argumentat për të nisur atë proces ishin të gjitha nga pikapmja aritmetike, por kjo nuk është vetëm aritmetikë dhe në fund fare në çdo hap të rëndësishëm nuk mund të jemi taktik, por duhet të jemi strategjik dhe në atë rast ishim thjesht taktik dhe gabim.

 Një nga objektivat  që ju shpalosët vjet në gusht për vitin e parë ka qenë çelja e negociatave, por 27 qershori nuk është se u shoqërua me fishekzjarre në Tiranë, në kuptim metaforik, dhe Shqipëria nuk mori hapjen e negociatave, mori një afat të ri dhe një listë të gjatë me detyra dhe një proces që nuk ka qenë më parë, procesi i screening, procesi i skanimit. duke parë listën e detyrave që duhen bërë është realiste të pritet që qershorin tjetër të gjitha detyrat e lëna nga Këshilli do të jenë të plotësuara?

Së pari besoj që njerëzit e kanë kuptuar sepse nuk ka qenë e vështirë për t’u kuptuar që procesi ka dy nivele. Ka një nivel të objektivitetit teknik që është procesi që shkon në komision dhe që përfundon me raportin e komisionit dhe ka edhe një nivel tjetër të subjektivitetit politik që është procesi që shkon nga Komisioni në Këshill, ku janë vendet anëtare që vijnë aty me gjithë bagazhin e problematikave të veta të brendshme. Dhe e vërteta është që vendet anëtare u ndanë në 25 vende që ishin për hapje të menjëhershme të negociatave dhe pastaj në vendet që ishin për një shtyrje. Por ajo që është e rëndësishme është që pavarësisht se negociatat nuk u hapën menjëherë formalisht, u hap procesi i skanimit, që ishte një kompromis i artë sa na takon sepse faktikisht edhe nëse negociatat do të ishin hapur formalisht ne do të bënim skanimin. Kjo është një mënyrë që përdoret për herë të parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk është përdorur për të tjerët. Mos të harrojmë që Mali i Zi e ka marrë hapjen formale të negociatave dhe më pas i janë dashur 6 muaj për t’i hapur ato de facto. Serbia e ka marrë hapjen formale dhe i janë dashur më shumë se një vit për t’i hapur ato de facto, sepse procesi i skanimit është një proces goxha kompleks. Ne kemi 12 muaj që i kemi fituar dhe nuk i kemi humbur dhe çka do të ndodhë në qershor do të jetë përsëri një rezultat i asaj që ne do të kemi bërë dhe patjetër nuk e diskutoj fare që do të jetë me rekomandim pozitiv nga Komisioni dhe asaj që do të jetë situata brenda vendeve anëtare. Megjithatë duke patur parasysh që do të jemi në momentin, kur do të kemi të njëjtin Komision dhe vendet anëtare do të kenë kaluar zgjedhjet për në Parlamentin Europian, që ishin arsyeja kryesore e rezervës së Francës në radhë të parë, nuk kemi arsye pse të dyshojmë seriozisht në një rezultat pozitiv.

 Do të thotë që vendet skeptike si Danimarka, Franca, Hollanda nuk do të jenë më skeptike pas 12 muajsh?

Edhe njëherë, qoftë Franca, qoftë Hollanda sepse Danimarka ishte si të thuash një vend që u shfaq në krah të tyre vetëm në momentet e fundit, nuk është se e kishin me Shqipërinë. Ishin në një pozicion që ishte vijëmisi e natyrshme e pozicionit të tyre në raport me Europën dhe në kontekstin e brendshëm si pozicion më i përshtatshëm.

 Tek e fundit a mbetet i kënaqur nga kompromisi i arritur?

Patjetër që mbeta i kënaqur sepse në fund fare procesi nuk është një provim për të marrë një çertifikatë se kalove klasën në Bruksel apo Europë, procesi është një përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar këtu Shqipërinë europiane dhe në këtë aspekt procesi nuk ka ndalim, procesi ka vazhduar me skanimin, që siç e thashë është faza që pason çeljen formale të negociatave dhe kjo më ka bërë, na ka bërë, që të jemi të kënaqur me rezultatin.

 Zoti Kryeministër më lejoni të jem pak skeptik lidhur me punën që do të bëhet këtu, nëse do të lexoj vetëm 2-3 fjali nga konkluzionet e Këshillit: Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të ketë rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshme, përfshirë sektorë specifikë is kultivimi dhe trafikimi i drogave; luftë ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar; ngritjen e institucioneve të specializuara në luftën ndaj korrupsionit; dialogu me opozitën për reformat; nevojë kritike për të konsoliduar progresin në reformën e drejtësisë; dënime përfundimtare në të gjithë nivelet…dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE- ODHIR për zgjedhjet, dmth këto janë vetëm një pjesë e listës ndaj asaj që Këshilli kërkon, krahas vlerësimeve që ka për Shqipërinë. Mund t’i realizohen këto…

Më fal se ndoshta të ndërpreva. E para, të kemi të qartë se këto fraza do të na shoqërojnë deri kur të bëhemi anëtar, madje këto fraza janë fraza që po shoqërojnë jetën politike të Rumanisë apo të Bullgarisë edhe sot që janë anëtarë, të jemi të qartë.

E dyta, nga pikëpamja e objektivave konkretë që ka brenda në ato fraza, ne sigurisht që do t’i bëjmë sepse janë gjëra që do t’i bënim si me negociata, si pa negociata. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë është detyrim i një procesi që ka filluar dhe që po ecën sipas parashikimeve. Thelllimi i luftës ndaj korrupsionit është një proces që ka filluar dhe po ecën sipas parashikimeve, se këtu flasim për luftë ndaj korrupsionit dhe flasim për peshq të mëdhenj, po a ka diskutim që gjithë këto gjykatës dhe prokurorë që po shfaqen si “peshkaqenë” në të gjithë dimensionet e veta duke u përzënë nga pallati i drejtësisë janë pjesë e një lufte të përshkallëzuar kundër korrupsionit? Nuk mund të ketë diskutim. Sigurisht që këta kanë qenë figura në një pushtet në hije, edhe pse hija ka qenë shumë e rëndë në shpatullat e gjithkujt që ka patur punë me gjykatat, por nga pikëpamja e influencës së këtij pushteti, nga pikëpamja e korrupsionit të këtij pushteti, ky është pushteti më i korruptuar në Shqipëri. Nuk diskutohet fare. Kështu që është një proces që është kompleks. Ato fraza janë të gjitha… siç e thashë nuk do të zhduken mbasi të hapen negociatat, përkundrazi…do të jenë aty…

…ka disa fraza që mund të zhduken nëse ka vullnet politik, një prej tyre është që këshilli thekson se një dialog i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me BE mbetet vendimtar për avancimin e axhendës së reformës në të mirë të qytetarëve dhe në afrimin e vendit me BE, pika 47. Procesi kërkon domosdo opozitën.

Kjo frazë nuk do të zhduket për sa kohë nuk do të zhduket nga Partia Demokratike hija e rëndë e së shkuarës dhe njëkohësisht edhe paaftësia alarmante për të kuptuar realitetin dhe për të nxjerrë mësime nga humbjet. Kështu që le të mos kemi ansjjë iluzion në këtë aspekt do të kemi në vijimësi këtë frazë deri kur të kemi një parti demokratike të reformuar dhe të gatshme për t’u sjellë si alternativë qeverisës dhe jo si alternativë muskuloze.

Ju po flisni se çfarë duhet të bëj kundërshtari, në këtë rast pyetja është: çfarë mund të bëni ju si kryeministër?

Unë dhashë përgjigje për frazën që,… fraza thatë është “në dorën tonë”, nuk është në dorën tonë, është në disa duar, se përsa na përket ne, ne kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën. Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpunimit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshja më në fund e arritur jo si nevojë dhe interes i ngushtë i drejtpërdrejt politik se po të ishte për interesin e drejtpërdrejt dhe të ngushtë politik, nuk kishim marrëveshje me opozitën dhe kishim sot të gjithë parlamentin le të themi në dispozicion dhe askush nuk do të na thoshte plaçi se ndërkohë qoftë SHBA qoftë BE ia vunë vizën asaj mundësie të përfshirjes së opozitës dhe opozita sot, Partia Demokratike do të ishte një forcë tërësisht e izoluar, por interesi i Shqipërisë dhe interesi i shqiptarëve e donte dhe për këtë arsye unë e bëra gjithë atë përpjekje dhe jam i gatshëm ta bëj gjithmonë këtë përpjekje. Mirëpo…

 Mund të përsëritet magjia e 17 majit (2017- marrëveshja me opozitën)?

Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër sic e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vision, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa mednuar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur…

u kthyet prap te dama.

Po, sepse kjo është damë, kjo është pa strategji, unë do të ha këtë, ti do të hash këtë dhe kaq…nuk shkohet më tutje pa strategji dhe magjia mund të përsëritet kur opozita të gjendet përsëri ngjitur me murin dhe të shikojë se nuk ka më asnjë mundësi për të ecur më tutje sepse është muri përballë.

 Zoti Kryeministër a keni ju një ofertë për opozitën që ajo të bëhet pjesë e procesit sepse shumë gjëra duhet të bëhen bashkë me të, vijueshmëria e reformës në drejtësi, ligji për magjistraturën, keni një ofertë për opozitën që të integrohet…

Ne do të…

që njeriu të nisë të ndryshojë mendje duhet të ndjejë pak fitoren.

Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gathsëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrpa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi. Ndërsa..

 …Po gjërat që i keni përpara?

… Ndërsa për gjithçka që është e përmirësueshme në funksion të thellimit të mëtejshëm të luftës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe në funksion të thellimit të mëtejshëm të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit në tërësi meqë jemi në këtë aspekt, ne jemi gati. Ashtu sikundër ne mund të ecim shumë mirë dhe do ta konkludojmë pikën që flet për reformën zgjedhore, referuar të gjitha rekomandimeve të OSBE- ODHIR dhe patjetër që jemi të gatshëm për çdo propozim tjetër, e përsëris që nuk është tentativë për të kthyer mbrapa një rrotë që është vënë në lëvizje dhe vetëm do të përshpejtojë lëvizjen e saj.

 Një nga kauzat publike të opozitës për javët e fundit ka qenë ligji për Teatrin. Jeni të gatshëm që në këmbim të ligjit për teatrin të merrnit për shembull ligjin për shkollën e magjistraturës.

Jo.

 Quid pro quo- kokë për kokë.

Jo, sepse nuk ka asnjë lidhje.

Është një kauzë që opozita mendon se është në të drejtën e saj, është një kauzë që mendon të shënojë një fitore, po mbron një interes që e gjykon interes publik legjitim….

Patjetër që ka të drejtën e saj të përqafojë çdo temë.

 Pse është “jo”-ja juaj kaq e shpejtë në këtë rast.

Ndërkohë që Shqipërisë i duhet një Teatër i ri Kombëtar, i duhet prej shumë kohësh, ndërkohë që tanimë është bërë një proces pozitiv me gjithë komunitetin dhe gjithë komuniteti i regjisorëve, aktorëve, dramaturgëve, protagonistëve që duhet t’i japin Shqipërisë një jetë teatrore më të pasur është i përfshirë plotësisht dhe është tërësisht i dakordësuar me ne për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, që do të ndërtohet në të njëjtin truall dhe pa cënuar asnjë metër të truallit ekzistues, me një partneritet që është i përcaktuar nga fakti se kompania që e propozon zotëron prokurorat për pronat private ngjitur dhe çfarë do të japë në këmbim shteti në këtë mes, qeveria dhe bashkia, është një truall mbrapa murit ekzistues të Teatrit ku sot ka makina të vjetra, makina që hyjnë dhe dalin dhe plehra në mes të Tiranës. Kështu që ky është një debat i kotë, kjo është një kauzë absurde, por opozita është në të drejtën e vet që ta vazhdojë këtë përpjekje absurde, ndërkohë që ne jemi në detyrimin tonë që të punojmë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam dhe për atë që duam për njerëzit e këtij vendi. Nuk besoj se opozita ka kredencialet për të dhënë opinione për repertorin e Teatrit apo për mënyrën se si duhet të zhvillohet një vepër nga pikëpamja arkitektonike apo urbanistike.

“Nuk do të ngurrojmë në asnjë rast për t’i dhënë të drejtë nëse kanë të drejtë dhe do të dëgjojmë me respekt çdo marrëzi, do çmojmë me kujdes çdo propozim. Do të shfrytëzojmë ne vetë, me dëshirën tonë, çdo rast për bashkëpunim, pa humbur kohë me konflikte të kota politike dhe sherre të ulta personale….as në Kuvend, as në media, as gjëkundi”. Zoti Kryeministër ky është një zotim i juaj publik për marrëdhëniet me opozitën më 27 gusht të vitit të kaluar, 11 muaj më parë. Pse i jeni shmangur?!

Jo nuk jam shmangur fare. Nëse ju gjeni një rast kur unë kam stimuluar sherrin apo kam stimuluar përplasjet, atëherë ma thoni dhe jam i gatshëm të reflektoj.

 Po marr postimet e fundit në facebook, shkëmbimet me kryetarin e opozitës. Ju vetë thoni se nuk duhet të humbim kohë me konflikte të kota dhe sherre të ulta personale, as në Kuvend, as në medias dhe asgjëkundi.

Nuk ka asgjë. Më vjen keq, nuk ka asgjë personale. Unë e kam thënë dhe e përsëris dhe deri në provë të kundërt do të vazhdoj ta them që unë asnjëherë nuk i akuzoj dhe nuk i sulmoj personalisht kundërshtarët dhe asnjëherë nuk duhet ngatërruar ironia apo sarkazma me sulmin personal. Dhe beteja për vettingun nuk është një betejë e kotë. Dhe nëse opozita ka marrë përsipër të shfaqet përsëri edhe sot si forca kundër vettingut dhe të kthehet në një kënd fletërrufesh ku lexohen çdo ditë fletërrufe si ato dikur kundër imperializmit amerikan, kundër vettingut patjetër është detyra ime që…

 … ju keni thënë se do të dëgjojmë me respekt “çdo marrëzi”. Nuk është respekt përgjigja që ju ktheni…

Pse?

 Përderisa keni thënë se do të dëgjojmë me respekt….

Është respekt të dëgjosh çdo marrëzi, mospërfillja, mosdëgjimi dhe refuzimi për të dëgjuar është mungesë respekti.

 Të qëndrojmë te çështja…

Fakti që merresh është respekt.

 Le të qëndrojmë te çështja e Teatrit. Ju jeni njeri që besoni që e vërteta gjendet edhe tek pala tjetër. Nuk shikoni asgjë të drejtë në shqetësimet e ngritura për çështjen e teatrit, të paktën 15 pyetjet që vijnë nga komisioni europian, 9 pikat e ngritura nga Presidenti në kthimin e dekretit. Nuk ka asnjë të drejtë pala tjetër. E drejta është vetëm në anën e qeverisë?

Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Këtu nuk ka asgjë të re për të diskutuar. Këtu është shumë e qartë: po, jo. Do mbajmë këtë ngrehinë të marrë fund që nuk ka asnjë lidhje me një teatër të standarteve europiane dhe ku është shumë e thjeshtë…

 Cili është halli i qeverisë? Thjesht paratë?

Këtu është shumë e thjeshtë. Nuk fton dot një trupë ndërkombëtare. Nuk vjen dot një aktor i huaj me reputacion që të marrë përsipër të hipë në atë skenë. Kaq. Eshtë elementare apo do të ndërtojmë një teatër të ri, modern dhe që të përmbushë standartet duke qenë një tjetër vlerë e shtuar për komunitetin, për artin dhe kulturën dhe për kryeqytetin. Kjo është shumë e thjeshtë.

 Nuk kam gjetur asnjë zë kundër kësaj që ju thoni se duhet një teatër i ri,

Patjetër…

 Por çështja ndahet tek si? Vendi? Duhet ruajtur..

Ne nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë, në asnjë kontekst të trashëgimisë kultuore botërore dhe ta mbajmë aty si një ngrehinë të vdekur. Ta ruajmë aty për çfarë? Për të bërë çfarë? Çfarë mund të bëjmë aty? Ajo sot është në kushtet që duket si një varr, pa jetë dhe kush shkon atje, shkon o nga pasioni i madh për të luajtur në skenë, o nga inercia e së shkuarës për të shkuar e për të parë shfaqje, sepse dihet se në çfarë kushtesh zhvillohet jeta aty. Për çfarë dhe si mund të mbajmë ne një ngrehinë të tillë në zemër të Tiranës dhe të shkojmë të bëjmë një teatër diku tjetër?! Pastaj si do ta ndërtojmë ne një teatër të ri? Pse nuk është ndërtuar ky teatër i ri për kaq e kaq shumë vite?

 Këto që thoni ju janë të drejta, por shqetësimi ka të bëjë me faktin se bëhet një ligj “sui generis” (unik), mënjanohet gara, fituesi i paracaktuar…

Së pari njëherë, çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër. Çfarë gare do të bësh?! Së dyti, ligjet e veçanta për investime të mëdha janë rutinë në vende të tjera. Nuk ka asgjë të veçantë në kuptimin se nuk janë praktika kaq të rralla. Ligjet e veçanta janë për të mbrojtur investimet e mëdha. Ky është një investim i madh dhe nga ky investim i madh, shteti në të njëjtin vend ku ka teatrin do të marrë një teatër që do të jetë për publikun, do të jetë pronë e shtetit dhe për këtë shteti nuk do të paguajë asnjë kokërr leku. Ndërkohë që një teatër të ri, të atyre dimensioneve, shteti nuk e ndërton dot kurrë me hapësirën buxhetore që ka. Kurrën e kurrës. Se po të ishte, do të ishte ndërtuar. Ku është problemi këtu?

  Problemi është te paratë. Nuk kemi para dhe do të bëjmë këtë zgjedhje?

Problemi është gjithmonë tek paratë, kur vendos për vepra publike dhe bota nuk është budallepsur që e ka krijuar këtë rrugë prej shumë e shumë vitesh. E kam thënë dhe e kam rithënë: këtu është bërë një gogol i pa kuptueshëm, partneriteti publik-privat. Gjermania, Gjermania që është vendi më i fuqishëm i Europës e ka rutinë ndërtimin e shkollave, ndërtimin e çerdheve, ndërtimin e spitaleve, ndërtimin e veprave publike kulturore me partneritet publik-privat. E ka rutinë. Nuk po flas për të tjera. Ku është problemi këtu? Dhe është shumë e thjeshtë…

 Pyetja ishte …

Dhe është shumë e thjeshtë. Shteti…, se dëgjon lloj-lloj absurditetesh: “ia dhanë privatit”. Jo more zotëri. Shteti ka një interes publik të ketë një teatër. Nuk i ka mundësitë ta bëj. Atëherë çfarë mund të bëj shteti që ta bëj teatrin? Shteti fton një privat që është pronar apo posedues i prokurave të pronës, ngjitur me pronën që zotëron dhe aty në të njëjtin territor ndërton teatrin. Merr, përfiton një teatër që është një investim kolosal që nuk kishte për ta përfituar kurrë dhe në këmbim çfarë bën?! I jep atij privati një tjetër truall që nuk e ka sot në përdorim fare. Është një truall po them, parkim makinash të vjetra dhe plehra. Ku është problemi këtu?! Ku janë këto 200 milionë fitim që do të dilkan në një invesitm si ky? Ku janë? Si dilkan këto 200 milionë fitim, që po dilkan dhe po u vidhkan në këtë histori? Ku janë? Këto janë banalitete? Ndërkohë që ne fitojmë një gjë po, fitojmë Teatrin e Ri Kombëtar. Ku është problemi?

Pyetja ishte në kontekstin e bashkëpunimit me opozitën. Fidani i ullirit i mbjellë më 17 maj (2017) është ende gjallë apo është tharë?

Ullinjtë janë një pemë…

 Simbol i paqes…

…janë një pemë që jeton gjatë….

nëse zë rrënjë.

… kështu që besoj se do të vij dita për t’u rikthyer dhe për të ujitur atë fidan.

 E shikoni të mundur një rigjallërim të bashkëpunimit me opozitën në funksion të reformave që i kërkohen vendit në prag të çeljes së negociatave në qershorin e vitit të ardhshëm? E ndjeni të nevojshme ndihmën e partnerëve europianë që asistojnë herë pas here  në sherret politike dhe mosmarrëveshjet. E ndjeni që ata duhet të jenë sërish aktiv?

Unë jam shumë më i durueshëm se ç’dukem edhe eksperienca më ka mësuar gjëra që nuk i kam ditur më parë dhe vijon të më mësojë.

 Çfarë për shembull?

Unë kurrë nuk them kurrë dhe besoj që durimi, që është një mall shumë i shtrenjtë këtu në Shqipëri, është e vetmja adresë në rastin kur flasim për opozitën. Sepse e thashë dhe përsëris që opozita është në një situatë katastrofike nga pikëpamja e qenies së vet. Është një situatë që e çon drejt absurdit dhe, edhe fokusi tek një çështje si çështja e teatrit për të cilën më mirë se kushdo tjetër, dhe patjetër shumë më mirë edhe se sa unë kanë folur dy protagonistë të jetës teatrore shqiptare Pëllumb Kulla dhe Leka Bungo, që është një qasje që meriton vetëm humor në fakt, tregon shterpësinë e opozitës në aspektin strategjik dhe në aspektin e ideve. Sepse ka shumë e shumë arsye për të bërë opozitë sot në Shqipëri dhe ka shumë e shumë arsye për të qenë i pakënaqur sot në Shqipëri. Po me rezulton se unë jam shumë më i pakënaqur se sa vetë opozita kur vjen puna tek problematikat reale dhe tek ecuria reale e gjërave të jetës reale dhe për njerëzit realë. Ndërkohë që…

Domethënë ju shikoni një problem dhe mendoni dhe thoni me vete: sikur të isha në opozitë tani do ta dërrmoja qeverinë?

Nuk e kam menduar kështu. Por tani…

Për shembull kur ke parë protestën e kuksianëve…

Tani që ju ma thoni, unë nuk … Protesta e Kukësit mbetet siç e kam thënë ditën e parë dhe gabojnë ata që mendojnë se fakti që protesta ishte me zjarr…

 Nuk është çështja tek dhuna…

…detyroi qeverinë që të reagojë. Kjo është e pavërtetë. Unë kam reaguar. Kam kërkuar edhe ndjesë, edhe në rastet e tjera sepse mendoj se të reagosh, të reflektosh, të tërhiqesh, të kërkosh ndjesë nuk është dobësi, ashtu sikundër jam i bindur se nuk ka se si të jemi të përsosur, unë nuk ka se si të jem i përsosur. Për sa kohë përpiqemi të bëjmë shumë, shumë, shumë gjëra, patejtër do të bëjmë edhe gabime. Por e kisha fjalën tek fakti që qeveria sfidohet me ide që krijojnë impakt, qeveria sfidohet me propozime që krijojnë impact, qeveria sfidohet me qëndrime që krijojnë impakt. Më thoni mua tani çfarë impakti krijon qëndrimi për teatrin te publiku? Nëse ju nuk doni ta thoni, ua them unë, sepse ne punojmë intensiveisht me anketime të opinionit pubik, impakti është negativ për opozitën.

Ju përmendni çështjen e teatrit, por janë 15 pyetje të Komisionit Europian që ndoshta qeveria i ka kthyer përgjigjet?

Është gjëja më normale që Komisioni Europian të bëj pyetje, pasi Komisioni Europian i referohet një çarçafi me akuza që ka marrë. Nuk i referohet televizorit në Shqipëri, por i referohet çarçafit me akuza që i ka vajtur në tavolinë dhe mbi ato akuza komisioni bën pyetje, patjetër.

Ai thotë: në mungesë të tenderit publik… si e shpjegojnë autoritetet faktin…

Autoritetet i kanë të gjitha shpjegimet dhe ata i kanë marrë ose do t’i marrin të gjitha shpjegimet. Është shumë e thjeshtë: nuk mund të ketë një tender publik në rastin e një propozimi që vjen nga dikush, i cili nuk shfaqet thjesht si një ndërtues, por shfaqet si posedues i prokurorave të pronës private aty dhe ndërkohë ne….

…aty ka edhe pronë publike

Patjetër, ndaj vjen propozimi te shteti, te bashkia dhe bashkia, përndryshe bashkia duhet të japë leje ndërtimi për atë pjesën private aty që do të ishte një absurditet. Kështu që është interes publik që ajo zonë të zhvillohet e gjitha si zonë bashkë me ato karakatinat që ka pas, me ato plehra që janë aty dhe për këtë është bashkia që e orienton procesin drejt një zhvillimi urban të qëndrueshëm dhe modernizues për kryeqytetin. Ndërkohë që fitojmë një Teatër të ri Kombëtar.

Rikthehemi te pjesa e bashkëpunimit me opozitën, mund t’i thuash opozitës që është e keqe, është malinje, antikombëtare, esadiste, babaliste…

Nuk e kam thënë kurrë unë që është…

…por pyetja është…

Nuk e kam thënë kurrë unë që opozita është e keqe dhe antikombëtare, esadiste po.

Babaliste?

Babaliste e ka zgjedhur vetë. Unë di të them që …

Pyetja është: a keni eksploruar demarshe në rrugë konfidenciale për të patur një bashkëpunim me opozitën.

Rrugët konfidenciale quhen konfidenciale sepse nuk janë televizive. Kështu që ju ma bëni pyetjen në televizor e unë nuk mund t’u përgjigjem.

Nuk po kërkoj konfidencialitet vetëm po pyes: a është eksploruar si rrugë.

Pikërisht pra, unë nuk mund t’i jap përgjigje kësaj pyetje.

Një çështje ku ka ndarje me opozitën, jo për thelbin, çështja e vettingut, fjala e re në fondin e artë të gjuhës shqipe. Për ju është pastirm, pastrimi i “llumit të drejtësisë”, ndërsa opozita flet edhe për spastrim në këtë rast. Kush i jep garancitë që sistemi i ri që do të ngrihet nuk do të jetë i kapur?!

Fakti që këta gjykatës dhe këta prokurorë që kalojnë këtë provë jashtëzakonisht të vështirë nuk i kanë detyrim askujt. Nuk i kanë detyrim as politikës, nuk i kanë detyrim as biznesit, por i kanë detyrim vetes dhe vendit dhe siç kalojnë me meritë procesin e vettingut, duhet të bëhen gardinë të meritës dhe të së drejtës për të gjithë të tjerët.

Nëse marrim një fabul që ju keni përdorur për vettingun: “ju thoni se është më mirë djepi bosh se shenjtani brenda”

Pa diskutim.

Mirëpo sistemi shtetëror bazohet në ndarjen e pushteteve. Nëse djalli nuk është më te gjyqësori, ku është ai?

Unë kam folur lidhur me faktin që ka një kuje të përgjithshme që kemi mbetur pa Gjykatë Kushtetues, dhe pa Gjykatë të Lartë, sepse jemi në operacion. Po zhvillohet një operacion. Po pastrohen rrënjësisht gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, dy gjykatat e sipërme të Shqipërisë dhe nuk mund të kishte në të njëjtën kohë edhe pastrim edhe ndërtim. Ndërtimi është në proces. Meqë folëm për ndërtimin e teatrit, po pastrohet sheshi ndërtimit dhe do të ndërtohet Gjykata e re Kushtetuese dhe Gjykata e re e Lartë e pastër me njerëz të pa inkriminuar dhe të pa zhytur në llumin e korrupsionit si ata që tanimë janë përzënë nga pallati Drejtësisë. Për çfarë dileme flasim: më mirë një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë e Lartë mbushur me llum apo një periudhë tranzicioni për pastrimin dhe një ristart i këtyre dy gjykatave të sipërme me njerëz që e kanë kaluar skanerin e imët të vettingut.

Askush, përfshi opozitën dhe çdo persona publik nuk ka dalë kundër dhe të thotë po bëhet keq që po pastrohet gjyqësori nga gjyqtarë të korruptuar…

Jo, opozita këtë po thotë çdo ditë, po bëhet keq pastrimi. Opozita ka marrë në mbrojtje njerëz të pambrojtshëm, pse janë pastruar nga fshesa e vettingut dhe ka sulmuar të tjerë pse e kanë kaluar filtrin e vettingut.

Është një fjali që ka mbetur si kryefjalë: kush ka abuzuar me ligjin, kush ka vënë pasuri të paligjshme e meriton të ndëshkohet, por çështja është te përzgjedhja…

Unë besoj që njerëzit në përgjithësi dhe partitë politike në veçanti nuk maten thjesht me atë thonë, por maten me atë që bëjnë. Ju keni të drejtë: opozita i thotë këto, por bën tjetër gjë pastaj. Pasi i thotë këto: bën fletërrufetë kundër atyre që kalojnë filtrin dhe merr në mbrojtje ata që janë të pambrojtshëm.

 Nëse ju do të ishit në opozitë sot, do të kishim një situatë ku ju do të ishit kundër ligjit për teatrin dhe do të kërkonit të ankoheshit në gykatë Kushtetuese.

Unë të isha kundër ligjit për teatrin?

E supozojmë.

Gjej një …

Ligj tjetër?

Gjë tjetër sepse për shembjen e atij teatri ka 20 vjet që e kam marrë pozicionin tim. E kam marrë i pari fare.

Ligj te cilit e kaluat në Parlament për banesat sociale- një pjesë e sipërfaqes së ndërtimit, ndërtuesi do ta kalojë për strehimin social. Ju do të thonit: ky është skandal, preket e drejta e pronës dhe do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese: te cila Gjykatë Kushtetuese do të shkonte ky ligji?

Te Gjykata Kushtetuese që kemi. Gjykata Kushtetuese ka një dhomë këshillimi sot dhe do ta çoja dhe do të prisja kur të formohej Gjykata e re Kushtetuese për të marrë përgjigje. Sepse formimi i Gjykatës së re Kushtetuese…

Por në këtë rast ju do të kërkonit nga forcat politike në Parlament, nga qeveria që të mos kalonte në veprime ekzekutive sa kohë që nuk është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuse apo jo?

Nuk e di se çfarë do të bëja unë tani se është pak si kthim në kohë…

omethënë, kemi një situatë. Unë e ndjej veten të cënuar …

Por besoj që asnjë nga temat që kemi sot nuk është më e rëndësishme se tema e pastrimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ristartimit të saj me duar të pastra. Kjo është kryesorja dhe për asnjë nga ato temat e tjera unë nuk do dilja kundër vettingut dhe për asnjë nga ato temat e tjera unë nuk do të çoja shtatë pika për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësi.

Skema e reformës në Drejtësi a mund të ishte konceptuar pak më ndryshe në kuptimin që nëse do të përdor një proverb nga Jugu: edhe mishi të piqej, edhe helli mos digjej”, pra edhe pastrimi të bëhej dhe institucionet të funksiononin?

Mesa duket jo. Reformë në Drejtësi është bërë edhe më parë, por nuk ka funksionuar pikërisht se është ruajtur helli dhe s’ka menduar njeri si do të piqej mishi.

 A ju shqetëson fakti që një nga pushtetet, shumë i rëndësishëm, pushtet që kontrollon ekzekutivin, që përdor frenat ndaj ekzkutivit nuk është funksional sot në Shqipëri?

Nuk më shqetëson fare ky fakt sepse më qetëson fakti që ky pushtet i korruptuar dhe i kalbur dhe i inkriminuar në një segment goxha të konsiderueshëm që ju ka nxirë jetën shqiptarëve masivisht është duke u çmonuar në mënyrë rrënjësore. Ky fakt është i mjaftueshëm për të përballuar edhe boshllkëkun krejt të përkohshëm, edhe të meta krejt të natyrshme të procesit. Të tjerat pastaj janë muhabete nuk ia vlen të humbasim kohë…

Një pushtet gjyqësor i pastër me integritet do të thotë që u jep drejtësi njerëzve, por edhe që ndëshkon zyrtarë të korruptuar.

Patjetër.

Kur mendoni se do të vij kjo ditë, e shikoni të mundur brenda mandatit tuaj?

Pyetja është shumë e vlefshme në këtë moment sepse shumëkush, sepse edhe për vettingun thotë: po çfarë ishte kjo po pse vetëm pushim nga puna? Po këta njerëz që na dolën se paskan bërë miliarda me korrupsion etj, etj dhe nuk kuptojnë që vettingu nuk është gjykatë, vettingu bën pastrimin e gjykatave, bën pastrimin e prokurorisë dhe është prokuroria e pastruar, gjykata e pastruar që patjetër do të japin vendime dhe do të japin ndëshkime edhe për këta njerëz, edhe për politikanët.. sepse dëgjoj që thuhet se vettingu për politikanët nuk është bërë?! Ç’do me thënë vetting për politikanët? Vettingu për politikanët nuk është një proces i përkohshëm kushtetues siç është vettingu për gjykatësit dhe prokurorët. Vettingu për politikanët është një proces i vazhdueshëm në një shtet demokratik ku funksionojnë prokuroria dhe gjykatat. Pra, nëse kemi prokurori dhe gjykatë që funksionon, politikanët janë në vetting përditë. Ky është thelbi dhe patjetër që kjo pritet nga reforma në drejtësi dhe unë nuk e diskutoj që ristarti i prokurorisë dhe gjykatave, pas këtij pastrimi masiv të gjithë këtij qelbi në organizmin e drejtëisë, do të jetë një rilindje e drejtësisë. Nuk diskutohet. Madje një lindje, se nuk ka qenë ndonjëherë gjallë drejtësia në Shqipëri.

Ju folët për institucionin e Prokurorisë dhe institucionet e reja që do të lindin. Prokuroria së fundmi, nisur nga shkrimet e medias ka nisur hetimet ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm. Prokuroria shqiptare dhe institucionet e drejtësisë në Shqiëri, si rregull, nuk e kanë problem të nisin hetimet ndaj personave që janë me “ish”, por nëse do të përdorim një standart a prisni ju nga Prokuroria, sot që të nisë hetimet ndaj zyrtarëve që janë në pushtet dhe jo zyrtarëve që janë ish zyrtarë?

Unë nuk mendoj që prokuroria duhet të ndaj ish me …

Gjë që e ka bërë…

…me aktualët. Nuk mendoj që thuhet kaq thjeshtë e ka bërë apo nuk e ka bërë. Unë mendoj që prokuroria mund të hetoj dhe duhet të hetoj gjithkënd që është për t’u hetuar. Kaq. Kaq e thjeshtë është. Dhe jam i bindur që reforma në drejtësi do ta sjellë edhe prokurorinë në këtë stad. Jam i sigurtë.

Domethënë edhe ditën që prokurori ju vjen këtu në zyrë dhe ju thotë: zoti kryeministër ju hetoj për këtë aferë që ka shkuar sot media.

Pa asnjë problem.

Flasim për institucionet. Në një intervistë vjet në shtator duke ju pyetur për fjalën kyçe të mandatit të dytë ju keni thënë: shqipëria që duam. Keni ndërtuar dhe platformën shqipëriaqëduam.al ku në mos gaboj janë adresuar 10 mijë shqetësime të qytetarëve.

Tani janë më shumë, janë 13 mijë.

Të bën përshtypje që shikon, që një investitor që nuk ka zgjidhur një problem që prej vitit 2011, e zgjidh për 3 minuta, një person në Durrës e zgjidh hallin për 3 minuta. Shqipëriaqëduam.al çfarë është? Është ilaçi, është fluidi që nxjerr dobësinë e institucioneve apo është mekanizmi që zgjidh të gjitha shqetësimet?

Bëhet shumë debat për këtë dhe jam shumë i habitur me këtë debat sepse shqipëriaqëduam.al është as më shumë e as më pak, por shfrytëzimi i teknologjisë, është një novacion për t’i transformuar zyrat e marrëdhënieve me publikun që kanë ekzistuar historikisht nga paradhoma zvvarritjesh dhe lodhjesh të kota në një instrument real në xhepin e çdo qytetari që ka një smartphone apo për çdo qytetar që shkon te njësia administrative apo tek posta apo ku e di unë  dhe në kompjuter akseson në mënyrë të drejtpërdrejt ministrin përkatës. Pra, ideja që kjo është një kështu e një ashtu është një çmenduri, është një budallallëk, sepse kjo është thjesht dhe vetëm vendosja e një ure komunikimi të drejtpërdrejt, pa vonesa, pa filtra, pa ngatërresa, pa kushurinjë, pa sekserë, pa parti mes teje si qytetar dhe mes meje si ministër apo kryeministër dhe çfarë bën kjo për administratën… Kjo bën atë që duhet të bënte çdo letër që historikish qindra mijëra njerëz kanë çuar në një institucion, çdo trokitje që qindra mijëra njerëz kanë bërë në një insitucion, duhet të vinte në lëvizje, vë në lëvizje ministrin dhe fillon menjëherë një procedurë që është procedurë zyrtare institucionale për të verifikuar ankesën. Dhe në momentin kur ankesa verifikohet e drejtë, qytetari merr drejtësi dhe nga ana tjetër krijohet mundësia që kalbëzimi i administratës i trashëguar të luftohet konkretisht me emra konkret. Pra kështu rrisim shumë dhe kemi rritur shumë vëmendjen e administratës ndaj qytetarëve, shërbimeve ndaj qytetarëve sepse gjithmonë e më shumë nëpunësit po e kuptojnë që nëse më vjen kushdo qoftë dhe unë nuk i jap atë që i takon mund të më marrë në qafë, pavarësisht se është një zonjë e moshuar që duket si njeri pa njeri. I thotë nipit ço ankesën dhe ngrihet ministri apo ministrja në këmbë dhe merret me mua dhe nga ana tjetër bën të mundur, që edhe aty të ndahet si tek vettingu ai që duhet të rrijë dhe ai që duhet të ikë. Pra, është një proces shumë pozitiv dhe është real dhe është fatkeqësi e madhe të shikosh çdo javë që unë i shoh rezultatet, ajo që thoni ju, e marrin për 10 ditë atë që nuk kanë marrë për 10 vjet. Tani nëse e merr për 10 ditë atë që nuk ke marrë për 10 vjet, dikush ka një përgjegjësi dhe këtë bën platforma nxjerr përgjegjësit. Kush e ka dosjen, kush është përgjegjës për atë dosje dhe ai përgjegjës merr masën sipas …

Nëse do të kalojmë në një metaforë, platforma duhet të jetë si vettingu që në fund farë duhet të mbyllet, në kuptimin që institucionet nuk do të kenë më nevojë.

Asnjëherë nuk do të mbyllet platorma, sepse platforma është edhe njëherë… aq sa mbyllen zyrat e shtetit. Ke dëgjuar ndonjëherë të mbyllen zyrat e shtetit, zyrat e marrëdhënieve me publikun?

Mund të ketë institucione që dalin nga harta. Ta zemë nëse unë kam një problem me hipotekën, nuk e zgjidh aty, do t’i drejtohem platformës, por kjo do të thotë se hipoteka nuk bën punën e vet dhe do të vijë një ditë që….

Gjithmonë… tani të lutem, gjithmonë do të ketë nevojë për një komunikim, se çfarë natyre do të kenë problemet, sigurisht që do të kenë natyrë tjetër, do të kenë proporcione të tjera, por gjithmonë do të ketë nevojë sepse është zyra e marrëdhënieve me publikun në xhepin e qytetarit. Është një inovacion. Ne kemi patur deri më tani tri vizita nga qeveri të tjera për këtë platform. Një qeveri është qeveri e vendi anëtar të BE-së sepse janë të interesuar për të parë si funksionon. Është thjesht një informacion. Nuk ka asgjë. Veza e Kolombit. Merr gjithë zyrat që ka Shqipëria futi në një zyrë dhe jepi qytetarëve një adresë për çdo problem që kanë me shërbimet dhe një rrjet i tërë njerëzish prapa ekranit merret drejtpërdrejt siç do të duhet të merreshin. Kryeministria ka patur historikisht zyrën e marrëdhënieve me publikun. Vinin letra këtu me mijëra, me mijëra me qindra mijëra letra. Çfarë bënte Kryeministria? Njëzet e ca vjet e merrte letrën e çonte te ministria, ministria kthente përgjigjen shabllon, qytetari … për çfarë erdhe në kryeministri. Ndërkohë që platforma krijon akses të drejtëpërdrejtë sepse për çdo ankesë…

…ka gjurmë…

Patjetër, por lidhet me institucionin dhe për çdo ankesë është ministri përgjegjës, është personalisht. A është Shqipëria vendi ku thuhet: t’i gjejmë një mik ministrit. Platforma është miku që ti e ke në xhep për të shkuar te ministri, qofsh në qytet, qofsh në fshat, qofsh njeri me emër, qofsh bari me lopë ose me dele.

Zoti Kryeministër, doja të ndërronim temë dhe të kthehemi në vizitën tuaj në Bruksel, jo më për çështtjet e BE-së, por për çështjen e NATO-s. Debati u fokusua shumë te kërkesa këmbëngulëse e Presidentit të SHBA që buxheti për mbrojtjen të shkojë deri në 4%, por angazhimi në NATO është të paktën për 2%. A do t’i përmbahet Shqipëria angazhimit që buxheti për mbrojtjen deri në vitin 2024, në mos gaboj të jetë 2% e GDP-së?

Patjetër. Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane dhe patjetër.,, Unë shpresoj që së shpejti të kemi një lajm shumë të mirë për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara në pikëpamje të mbrojtjes. Nuk mund të them më shumë, por ajo që është kryesorja është që…

Lajmi mirë në fushën e mbrojtjes do të thotë interes për bazë…

Ne kemi një ecuri shumë pozitive në këtë proces. Nuk mund të them më shumë.

Kur do të kemi këtë lajm të mirë?

Së shpejti. Shpresoj së shpejti.

Që do të thotë… shtatori?

Tani mos të vendosim afate sepse po vihen afate për opozitën ,po vihen afate për Shtetet e Bashkuara, po më duket vetja shumë më i rëndësishëm se ç’jam.

Në çështjet e buxhetit për mbrojtjen nga një tabelë e NATO-s që nga viti 2010 deri në vitin 2017 Shqipëria në fakt ka ardhur duke ulur kontributin nga 1.56% në 2010 tek 1.1% në 2016 dhe 2017. Duke filluar nga buxheti ardhshëm do të rriten kontributet për mbrojtjen?

Është e gjitha në një projeksion dhe projeksioni është i dorëzuar dhe është i angazhuar.

Nga samiti NATO-s pati edhe lajme nga Der Spiegel, për një bisedë konfidenciale me Presidentin e SHBA-, është edhe një foto që ka qarkulluar. Mund të ndani diçka me publikun apo do të vijojë hamendësimi se çfarë është biseduar.

Der Spiegel nuk i referohet bisedës konfidenciale, i referohet vlerësimit që ai bëri në drejtimin tim gjatë fjalës në sesionin e paradites, duke ju referuar fjalës time në darkën e liderëve një natë më parë.

Për çfarë ishte referimi? Ju nuk jeni njeri nga natyra që mbani shumë sekrete apo jo…

Unë asnjëherë nuk preferoj që gjërat që zhvillohen prapa dyerve me partnerët ndërkombëtar t’i ekspozoj nëpër televizor, siç bënte paraardhësi im, sepse nuk është korrekte.

Neë York Times jepte disa detaje nga këmbëngulja e Presidentit të SHBA për të patur menjëherë kontribut 4% dhe duke ju referuar Presidentit të Turqisë: çfarë ju pengon ju? Se nuk ke shumë nevojë për procedurë demokratike… Nëse i referohemi një interviste pas samitit të NATO-s, që Presidenti amerikan dha për një gazetar të Fox Neës krijohet përshtypja, qoftë edhe nga një pjesë e medias, që çadra e sigurisë së NATO-s që duket se është një çadër e ndërtuar për të përballuar edhe shiun bërthamor, mund të fillojë të fusë ujë dhe vendet e para që mund të lagen janë vendet e vogla.

Nejse, këto janë të gjitha spekullime në një kohë jo fort…

Po nuk janë krejt pa baza apo jo…

Në një kohë jo fort të qartë për shumë gjëra, por unë besoj që konkluzioni ishte solid dhe uniteti i NATO-s është solid. Unë kështu besoj. Unë asistova për shkak të detyrës në atë samit. Ishte diçka shumë e veçantë për nga pikëpamja e intesitetit të shkëmbimit dhe debatit. Nuk mund të them që nuk më vjen mirë që u bëra objekt i vlerësimit të Presidentit amerikan dhe pastaj edhe i …

Si nuk të vjen mirë?!

Nuk mund të them që nuk më vjen mirë – thashë, por thelbi nuk është ky. Thelbi është që NATO kaloi një proces intensiv diskutimi të brendshëm dhe përfundimi ishte shumë pozitiv.

Meqë jemi këtu. Shqipëria dhe Maqedonia kanë një rrugë të përbashkët. Maqedonia zgjidhi një problem të rëndësishëm që kishte për t’u anëtarësuar në NATO- problemin e emrit me Greqinë. Sa afër/larg jemi ne për zgjidhjen e paketës së problemeve që kemi me Greqinë?

Ne jemi shumë afër. Por ne nuk jemi ngutur dhe po punojmë për një marrëvshje shume solide. Më vjen keq që marrëveshja është sulmuar egërsisht, pa asnjë bazë dhe thjesht dhe vetëm për t’i fryrë zjarreve të dëshprimit të opozitës që thashë: nuk ka strategji, nuk ka lidership, nuk ka ide dhe pastaj kapen pas çdo gjëje që do të dalë. Del deti, hidhet në det, del teatri hipën në skenë, del diçka tjetër improvizion diçka tjetër. Marrëveshja do të jetë shumë solide.

Vjet kur keni njoftuar kabinetin qeveritar keni thënë: mandati nuk është as i përjetshëm, as i pakufizuar. Pas një muaji që është muaji i pushimeve, do të mjaftojë në shtator periudha e pushimeve për një kabinet të freskët apo është koha për bilanc dhe për rifreskime?
Ne kemi futur një sistem të ri në procesin qeverisës, që është sistemi kontratave të performancës të ministrave, të zëvëndësministrave, po shtrihet edhe në agjencitë kryesore dhe është një proces që e objektivizon perfomancën e gjithsekujt sepse ka objektiva, ka parametra me të cilat matet etj, etj. Dhe para pak ditësh kemi bërë një analizë të kontratave të perfomancës, kemi disa objektiva të gushtit për të cilat do të diskutojmë në fund të muajit, pasi të gjithë të kenë marrë kohën për të bërë përgatitjet e nevojshme dhe pastaj do të shikojmë se si do të hyjmë në vitin tjetër politik, pra në shtator që do të jetë një vit intensiv, për shumë arsye, kemi sfidën e thatë ju në fillim të rritjes mëtejshme ekonomike, kemi sfidën e investimeve të mëdha, kemi paketën e investimeve më të mëdha publike në infrastrukturë. Për të bërë më në fund në Shqipëri rrugë të standarteve europiane, kemi sfidën që të shkojmë me 25 mijë të punësuar vetëm në zyrat e punës dhe jemi duke ecur sipas parashikimit, kemi sfidën e thellimit të reformave në arsim edhe në shëndetësi, kemi disa procese të reja që do të nisim dhe patjetër kemi sfidën e sfidave që është thellimi reformës së shërbimeve të publikut dhe rritja e cilësisë së shërbimit në zyrat ku njerëzit shkojnë për të marrë një shërbim. Do të fillojmë në shtator me reformën e premtuar të bashkimit të agjensive hipotekë, ALUIZNI, etj etj që të mos shkojnë njerëzit në 7 dyer për të marrë letrat që kërkojnë, është përgatitur reforma gjatë gjithë kësaj faze të parë, pra janë shumë sfida që të mos i numëroj..

Janë shumë sfida do të kërkoni ndryshim në kabinet apo…

…dhe pastaj kemi edhe sfidën që të kemi zgjedhje lokale fitimtare sepse ne nuk kemi rrugë tjetër veçse….

…do të hyni vetëm në zgjedhje apo do të kërkoni aleatë?

Të thellojmë fitoret… Thashë ne aleancën e kemi me qytetarët dhe e kemi reale. E kemi dëgjuar gjithmonë këtë, aleanca me qytetarët, aleanca me qytetarët. Ne aleancën e kemi me njerëzit dhe duam ta bëjmë sa më të prekshme dhe sa më reale. Njerëzit duhet të ndjehen pjesë e procesit të qeverisjes kur vjen puna te hallet dhe problemet e veta, kur vjen puna te hallet dhe problemet e komunitetit, apo kur vjen puna te idetë dhe kontributi tyre. Nëse sot për shembull kanë shpëtuar fëmijët, kanë shpëtuar prindërit, kanë shpëtuar mësuesit nga një mbingarkesë e ditës mësimore dhe kemi formulën 3 lëndë në 6 orë, kjo ka ardhur nga platforma e bashkëqeverisjes. Ka qenë një ide e njerëzve. Pra është akoma në hapat e parë, ka akoma skepticizëm, ka akoma mosbesim, por kjo është sfida jonë. Pastaj sa i përket kabinetit do të shikojmë.

Pra ju preferoni demokraci të drejtpërdrejtë kundrejt demokracisë përfaqësuese.

Demokracia duhet të jetë e drejtpërdrejtë gjithmonë, kjo nuk është çështje, njëra nuk e përjashton tjetrën. Aksesi i njerëzve… Për çfarë arsye një njeri i zakonshëm duhet të shkojë dhe të kërkojë mik e të kërkojë deputetin e të fusë kushëririn e të nxjerrë lekë nga xhepi, ndërkohë që e ka në xhep qeverinë: shtyp sustën, çon kërkesën dhe mori fund historia, merr përgjigje. Marrin të gjithë përgjigje. Kjo është një gjë shumë e madhe, por që tani duhet të shtrihet në praktikën e përditshme. Këto janë sfidat tona reale.

Ju përmendët zgjedhjet dhe sigurisht priten edhe rezultatet nga reforma zgjedhore. Jeni optimist që komisioni bipartizan për reformën zgjedhore do të jap një produkt konsensual?

Ka një gjë shumë pozitive që ka ndodhur. Kjo e zgjedhjeve është futur në …

Rekomandimet e Këshillit….

Në rekomandimet e Këshillit, si rezultat i një iniciative të marrë nga fraksioni CDU/CSU në Bundestagun gjerman dhe që do të ishte pjesë e si të thuash e kërkesave nga ana e palës gjermane. Kjo vjen edhe si rezultat i kontakteve e komunikimeve intensive që ka patur Partia Demokratike me grupin e miqve të vet aty, por është shumë pozitive që e para, është vendosur në kornizën e OSBE-ODHIR, pra nuk ka as përralla, as kërkesa absurde dhe as fantazira. E dyta, është shumë pozitive që ka një marrëveshje të Fondacionit Konrad Adenhauer, të fondacionit Friedrich Ebert, djathtas dhe majtas dhe të qeverisë gjermane përmes përfaqësisë këtu për ta shoqëruar komisionin bipartizan. Kështu që nuk do të ketë mundësi që njëri shkruan fantazi nga Shqipëria, tjetri i merr fantazitë dhe i merr për të vërteta etj,etj. Por do të jetë një proces i…

Kjo është gjë shumë e mirë, por…

… i shoqëruar dhe reformat zgjedhore janë reforma që kudo në botë bëhen me ndihmë edhe nga të tjerë sepse nuk është puna të huaj ose jo të huaj, por është punë eksperiencash të ndryshme.

Kjo që thatë kornizimi..

Kjo më jep një lloj optimizmi që kjo mund të finalizohet, por sa herë që ju më pyesni për opozitën unë…se ne të gjithë njerëzit mendojnë në fillim me imazhe…, e shoh si trup pa kokë dhe të thuash që ky trupi pa kokë do të shkoj majtas, do të shkoj djathtas, do të vij drejt, do të hidhet lart apo do të rrëzohet apo do të përplaset- është shumë e vështirë ta parashikosh.

Të paktën nuk jemi në situatën që qeveria të mendoj si të bëj opozita se kjo do të ishte…situatë e pakëndshme. Është gjë shumë e mirë kornizmi…

…më ka rënë mua barra ta bëj opozitën brenda qeverisë me gjithë ministrat, kështu që mos kini merak. Po qe puna për ministrat e kanë opozitën në qafë…

Është gjë shumë e mirë që reforma zgjedhore, siç ju thatë, t’i përmbahet kornizës së rekomandimeve të OSBE- ODHIR, por në fakt 90% e kohës këtu shpenzohet për dy çështje që nuk janë fare në listën e rekomandimeve të OSBE-ODHIR: vota emigrantëve, votimi elektronik. Zoti kryeministër në intervistat e fundit…

Votën e emigrantëve, ne jemi shumë të vendosur që të shkojmë përpara dhe jo më larg se para dy ditësh kemi patur një bisedë të gjatë me Ministrin e Diasporës për ta futur në proces komunikimi  atë që është përgatitur dhe që ai ka udhëhequr dhe së shpejti ne do të kemi propozime konkrete dhe do të kemi kontakte konkrete dhe me grupet emigrantëve në Greqi, në Itali për t’i përfshirë në një proces sepse besoj që ata duhet të jenë votues në zgjedhjet e ardhshme, jo lokale, por kombëtare.

Ministri i Diasporës ka sërish një test kur të kalojë Ligji për Teatrin në Parlament. Në intervistat e fundit sidomos në shtypin gjerman, gazetarët janë fokusuar në aspektin që ju vini nga bota e artit. Çfarë ka mësuar një njeri i artit nga arti i qeverisjes në këto vite?

Çfarë kam mësuar unë? Shumë, shumë gjëra pa tjetër, shumë shumë gjëra. Mbi të gjitha që pa strategji dhe pa durim nuk bëhen gjërat siç duhet ose nuk bëhen fare. Kam mësuar strategjinë, kam mësuar durimin.

SHKARKO APP