Kryeministri Rama: Nuk është kriminale të isha homoseksual, por nuk jam!
I pyetur për akuzat se vëllai i tij Olsi Rama, ka lidhje me kompaninë që do të marrë koncensionin e tvsh-së ne tatime, Edi Rama thotë se kjo akuzë është teknologjia e një regjimi të vjetër që nuk i bën më asnjë përshtypje.
“Mua më kanë akuzuar për të gjitha, që nga lidhje me Al-Qaedën, që nga të qenit homoseksual, që mund edhe të kisha qenë, por nuk jam se nuk është asgjë kriminale të jesh, deri te padrino, te pastrues i parave. Për sa i përket kësaj është pjesë e një zinxhiri që ka filluar nga dora të lashta. Dikur më skandalizonin, tani jo. Kjo është teknologjia e regjimit të vjetër që është transferuar në kohën e tranzicionit te një sekretar partie që u bë kryetar i Partisë Demokratike. Im vëlla nuk ka asnjë lidhje. Si mund të thuash që ai është partner i një kompanie që bën propozimin?”, tha Rama në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës.