Edi Rama nuk rri dot pa trazuar “kadrinjtë”

Edi Rama prapë nuk rri rehat pa hapur sherr dhe polemika. Ja statusi i tij në këtë mbremje KrishtLindjesh:

“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan Rama.

Ndërkohë në Tiranë shiten bluza me foton e tij me mbishkrimin “Kur do flasim?” thonë burimet endrifugiane.

I pyetur njëri nga “kadrinjtë” tha se “i kanë blerë katundarët për të tremb zogjtë në kopshte! Në mos qoftë se i blejnë vetë freshistët e Laknasit”.

SHKARKO APP