Edi Rama, PD-së: Po bëheni përditë keq e më keq, keq e më përdreq!

Edi Rama ka folur sot në seancën e parlamentit, seancë e cila u shty dje nga sherri mes Gramoz Ruçit dhe PD. Kryeministri sulmoi dhe ironizoi PD dhe LSI në një mënyrë ekselente edviniane. Rama, siç duket pas një nate me gjumë të këndshëm dhe me mëngjez me vezë të ziera, ishte i paarritshëm në artikulimin e sulmeve dhe sakatimin e opozitës në mënyrën e tij. E mira do të ishte që Gramoz Ruçi seancat parlamentare ti zhvillojë në mëngjez. Në këtë orë Edi Rama mbetet realisht i pakapshëm në debat, retorikë, ironi, sulme, argumenta dhe në marrëveshje.

Kryeministri Rama tha se PD-ja është “në një situatë ku po shkon përditë keq e me keq, keq e më përdreq”. Rama tha sot në seancë: “Jemi ftuar sot në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans të jetë. Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për me demek ndalimin e kryetarit për këtë diskutim. Ndërkohë sipas rregullores së Kuvendit, nuk ishte kërkuar një diskutim i tillë. Sot diskutimi është në rend të ditës pasi u kërkua sipas rregullores. Në fakt që dje formalisht ju jeni në rregull me normat e shkruara, me këtë sallë, duke bllokuar foltoren dhe duke u çjerrë për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu të kyçur në kornizën e kërkesës suaj. Faktikisht ju nuk e bëni dot një diskutim në kuptim që ka kjo fjalë për qytetërimin demokratik. Jeni bërë shëmbëlltyra e asaj shprehjes së famshme; kush nuk di ta përdor lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj. Sa më të paaftë janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e faljes, aq më shumë çirrën se u mungon liria. Na përfshitë në një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës. Jeni bosh lartë, e bosh poshtë”, tha Rama.

Kreministri Edi Rama në Kuvend i është drejtuar me ironi, ndër të tjera, dhe kryetarit të PD lidhur me marrëveshjen e 18 majit, në vazhdën e kundërsulmit të tij ndaj opozitës.

“Lulzim Basha, – tha Rama, – pasi bëri një akt lidershipi, e mohoi, u tremb nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit, nga ofiqarët e SHQUP-it dhe ç’bëri, u kthye aty ku është më rehat: tek lufta me krimin, drogën, mafian dhe ripohoi politikën shurdhe, memece dhe që ju katandisi ju në gjysmagjel. Shto këtu LSI që atë “me qetësi dhe dashuri” e zëvendësoi me “llafazanëri”. Kam shumë emocione, kë të qaj më parë: vëllain apo motrën që nga një kazan thërrasin si të luftojmë krimin apo drogën.”

Edi Rama më tej theksoi se “unë nuk jam as përdorues, as shitës, as trafikant e as bos i drogës”, ndërsa më tej ai pranoi se i kishte drejtuar Berishës fjalën ‘i rrjedhur’, ndërkohë që opozita pretendon se ai i ka drejtuar fjalë edhe më të rënda. “Nuk na shqetëson fati i PD, por i opozitës. Ju jeni në rregull, pasi kur kapni një mikrofon dhe thoni ca të doni dhe ju vend inat kur dikush nëpër dhëmb ju thotë, ‘keni rrjedhur’”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij ai sarkazoi PD-në aq këndshëm sa edhe vetë deputetët e PD qeshnin duke mbajtur kokën poshtë tavolinës.

“Ju jeni kthyer në laj-thaj-shaj!”- e përfundoi Edi Rama.

SHKARKO APP