Edi Rama përgjigjet me ironi për akuzat e PD-së: Nuk ka qofte tek daja!
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka folur për konçensionet të cilat kanë shkaktuar shumë debate e kritika kohët e fundit.
Teksa u ndal në konçensionin e check up-it, Rama injoroi totalisht akuzat e opozitës dhe kritikat në mediat, duke mbrojtur vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Kryeministri tha se “nuk është qofte ke daja”, duke i meshuar perifrazimit te kesaj shprehje me shume persa i perket sulmeve te PD-se dhe disa mediave qe i bejne presion per tenderime apo leje ndertimi.
Ai argumentoi rëndësinë e bërjes së chek up-it, që shërben për të diagnostikuar në kohë problemet shëndetësore.
Më tej Rama tha se qeveria e tij ka lidhur vetëm 14 kontrata konçensionare, përkundër 173 të lidhura nga qeveria e shkuar. Ai premtoi se do të vazhdojë angazhimin për partneritetin publik-privat.