Edi Rama për gratë në 8 Mars

Edi Rama shkruan ne Facebook:

Me gratë dhe vajzat socialiste për të kremtuar 8 Marsin si një ditë ku Partia Socialiste ka të gjitha arsyet që të ndihet në festën e vet. Sot jemi në kushtet kur falë një procesi të jashtëzakonshëm riorganizimi, kemi afro 30 mijë anëtare dhe anëtarë të rinj të Partisë Socialiste dhe në këtë shifër, kemi një numër të jashtëzakonshëm grash dhe vajzash. Kemi sjellë numrin më të madh të grave dhe vajzave që ka patur ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë. I ka sjellë programi i Partisë Socialiste, i ka sjellë vullneti ynë reformues, i ka sjelle vota e socialistëve, si forca më e madhe politike e vendit. Jemi forca që ka sjellë numrin më të madh të grave në qeveri, 8 gra ministre. Dhe jo vetëm kaq: Ne kemi në kabinet më shumë gra se të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku. Është një shifër historike për Shqipërinë, por përtej numrit, janë edhe 8 anëtare të kabinetit me profesionalizëm, me integritet dhe me rezultate të spikatura. Është falë vullnetit të kësaj familjeje të madhe politike që sot në këshillat bashkiakë kemi përfaqësim të barabartë 50% gra e 50% burra.

ka17 ka14 ka11 ka10 ka9 ka8 ka7 ka6 ka5 ka4 ka3 ka2

ka18

Kemi ende shumë për të bërë, por, jemi sot në kushtet kur duhet të jemi të vetëdijshëm për një fakt që askush përpara nesh nuk ka tentuar ta bëjë këtë që bëmë ne, dhe askush përpara nesh nuk ka arritur kaq sa kemi arritur ne. Sepse ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë.

SHKARKO APP