Edi Rama përgatit fshehur skemën pa Ilir Metën në zgjedhje parlamentare
Në një prononcim tek Rudina Xhunga, para disa kohëve, Edi Rama pyetjes nëse do të hynte me LSI në një koalicion zgjedhor ai u përgjigj prerë “Po”. Ndërsa sot në një intervistë për TCH, kryeministri Edi Rama është pyetur për zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe raportin që do të ketë me Ilir Metën. Dhe ka lenë të kuptohet se “Jo”.
“Jemi në një koalicion që mund të konsiderohet reformist që ka garantuar nisjen e një kthese të vështirë në të gjitha drejtimet. Janë bërë një numër reformash që nuk ishin bërë në 20 e kusur vjet. Unë jam krenar por jo i kënaqur sepse ka shumë për të bërë dhe më e rëndësishmja, rezistenca që na bëhet, jo vetëm nga PD, por nga të katër anët është rezistenca e të shkuarës dhe e gjithë zakoneve të këqija në raport me përpjekjen për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për gjeneratën tjetër. Në këtë aspekt koalicioni e ka kryer detyrën e vet. Sa i takon të ardhmes, ka gjithmonë një moment për të bërë gjërat dhe momenti për të bërë bilancin dhe strategjinë e 4 viteve në vijim do të vijë, por nuk është ky” – përfundoi Rama.
Pra diçka po ndodh mes dy aleatëve derisa një ditë dalin bashkë, ditë të tjera bëjnë gati takime për koalicione të tjera.
Po të marrësh fragmentin e intërvistës ku kryeministri thotë se “….Në këtë aspekt koalicioni e ka kryer detyrën e vet…”, tregon se don të thotë se nuk ka me 1 prill 2013 me Ilir Metën.
Por a është ideja e Ilir Metës për t’u shkëputur nga Edi Rama apo e këtij të fundit për të ikur nga LSI, kjo akoma nuk duket saktë. Fakti që nuk do të shkojnë bashkë në zgjedhje tregon se e majta do ta humb pushtetin ose Rama mbetet shumë i sigurtë se fiton vetëm numrin magjik 71 deputetë.
Përgjimet e fundit kanë tronditur shumë marrëdhëniet mes tyre. Një gjë dihet tashmë se pa LSI nuk ka pushtet asnjëra palë.