Edi Rama: PS do ketë kaq shumë deputetë, sa nuk i ka parë kurrë!

Që zgjedhjet e 18 qershorit do kenë probleme kjo nuk ka asnjë diskutim, gjithnjë nëse do ti lejojë opozita të zhvillohen. Që parlamenti do jetë pak a shumë monist edhe kjo nuk diskutohet. Që do jetë jetëshkurtër edhe këtë e di kushdo që ka dy pare mend në Shqipëri. Por që lidershipi i PS të ndjehet i kënaqur përse opozita nuk merr pjesë dhe se do të ndajë “tasin” e tyre për vete, kjo të krijon një ndjesi të keqe se çdo ndodhë pas 18 qershorit.

Edi Rama tha sot në Kongresin e PS se “Do jemi shumicë absolute pas 18 Qershorit. Do marrim aq deputet sa PS nuk i ka parë kurrë këto 27 vjet pluralizëm. Më tej Edi Rama theksoi:

“Përshëndes Nanon nga ky kongres. Do kemi një shumicë parlamentare më të madhe se ndonjëherë në 27 vjet. Kjo është një peshë përgjegjësie kolosale. Ne duhet ta ndjejmë që tani në çdo qelizë të qenies sonë politike”, tha ai.

Ndërsa kishte një përgjigje për ata që i shohin këto zgjedhje pa opozitën si rikthim i kohës së komunizmit.

“Do dëgjoni këto ditë shumë fjalë: që Parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurtër sepse PD-ja është jashtë Parlamentit. Sot që PD ka ikur ka më shumë kuptim se kurrë që ta shfrytëzojmë këtë boshllëk të lënë prej saj ka më shumë kuptim për një unitet të ri, nën flamurin kuqezi. Kujtdo që mendon se Kuvendi i ri do ta ketë jetën e shkurtër se PD është jashtë Kuvendit, i them gabon, sepse liria e zgjedhjeve sjell opozitën e re parlamentare. Jetëgjatësia e Parlamentit të ri do të varet vetëm nga ne”, tha Rama.

Nëse nuk do kemi ndonjë ngjarje të paparashikuar para datës 18 qershor dhe nëse opozita do ti lejojë zgjedhjet, realisht edhe për fajin e PD-së, do kemi një parlament pothuaj monist, me ndonjë opozitë të vogël, e cila nuk do ketë ti dalë para pushtetit të ri.

SHKARKO APP