Kryeministri Edi Rama shkruan në mesnatë në Facebook:Nuk ka nen 25 !
Pas polemikave se do të ketë nen 25 në draftin e reformes në drejtesi, me përjashtime për ministrat për tu hetuar, ka reaguar Rama.U tha se ministrat në tre vitet e fundit mund të hetohen dhe jo para këtij afati. Ky nen shkaktoi shumë hamëndje, sepse ishte i padrejtë. Por ka reaguar kryeministri Rama në mesnatën e së dielës. Ai shkruan se në draftin e ekspertëve të EURALIUS e OPDAT ka gabim.
Ja se çfarë shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook: S’ka nen 25 me perjashtime mos u shqetesoni per kete! Eshte vetem prova qe edhe miqte e partneret tane jane te gabueshem smile emoticon smile emoticon smile emoticon Do behet me e mira, durim???
“Përfitoj nga rasti që t’u them të gjithë atyre që janë shqetësuar lidhur me një pikë, në një nen të draftit, se nuk do të kenë amnisti për askënd që në të gjithë këta vite i ka shpëtuar drejtësisë, çka do të thotë që nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe besoj se në këtë pikë nuk do të jetë e vështirë për të pasur konvergjencë të plotë midis të gjitha partive. Pika që u bë objekt diskutimi dhe që me të drejtë e shumëkush e mori me shqetësim, sepse shfaqej në formën e një amnistie, tregon vetëm që edhe miqtë dhe partnerët tanë që na mbështesin dhe na ndihmojnë me shumë dëshirë dhe vullnet janë të gabueshëm”.
Rama iu referua një pike në propozimin e ndryshimeve kushtetuese që përjashtonte nga hetimi ministrat e para 3 viteve.