Edi Rama sms Lulzim Bashës: Urime ! Të vazhdojmë bashkë drejt BE
Lulzim Basha ka marrë urime sot pas rizgjedhjes, siç edhe shumë kontenstime dhe kritika nga grupi antiBasha. E uroi edhe konkurenti në PD, Eduard Selami. Por një sms e mbërritur në celularin e tij ka qenë e Edi Ramës.
“Luli, urime! Shpresoj se do të vazhdojmë të ecim bashkërisht në udhën e shtruar me 18 maj. BE po na pret si Shqipëri”.
Edi Rama, mjeshtërisht përfitoi dhe e përdori PD-në pas 18 majit, aqsa i solli një fitore në tavolinë me 74 deputetë, sa edhe vetë Edi Rama nuk e mendonte. Tashmë Edi Ramës i duhet një qeverisje e qetë, me një PD “që bën reforma integruese”, etj etj.
Por a do të jetë Lulzim Basha ai që ishte me 18 maj 2017 apo do ndryshojë, pasi u përdor dhe i sollën kaq shumë telashe në selinë blu, edhe për shkak të ujdisë me Edi Ramën?
Mbetet të presim!