Edi Rama: Soli dhe Loli, publikoni draftin që jemi dakordësuar !
Edi Rama sot ka replikuar mbi tre orë rrjesht në parlament me ish-kryeministrin Berisha. Debati për Byronë Kombëtare të Hetimit vazhdon akoma mes opozitës dhe mazhorancës.
Së fundi kryeminitri Rama ka ironizuar qëndrimin e opozitës, duke etiketuar si Soli ish-kryeministrin Berisha dhe Loli kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ai u kërkon atyre të bëjnë publik draftin dakordësues mes palëve për Byronë e Hetimit.
“Soli & Loli thone s’eshte ky drafti i dakordesuar per Byrone e Hetimit! Po mire atehere cili eshte drafti i dakordesuar? Tregojani publikut!”, shkruan Rama në Facebook.