Edi Rama tallet me Nard Ndokën

Këtë mbrëmje e gjithë bota do të jetë përballë televizorit, pasi sot luhet finalja e Champsions League, ku Juventus dhe Real Madrid do të përplasen për titullin e kampionit europian të futbollit.

E meqenëse Kryeministri Rama është një tifoz i zjarrtë i Juventusit, nuk e ka lënë pa postuar diçka në rrjetet sociale këtë mëngjes.

Rama ka “ndezur” atmosferën e finales përmes një “shprehje” të Nard Ndokës, të cilën ju ftojmë ta shikoni në foton e mëposhtme. Ai tallet me Nard Ndokën, ku sipas Nardit ndeshja del: ose fiton Juventus, ose fiton Real Madrid, ose del barazim!

Humor i idhët i kryeministrit! Pritet përgjigja e Nard Ndokës pas kësaj ironie të egër të Edi Ramës, e cila mendohet se do jetë shumë e idhët.

SHKARKO APP