Edi Rama te “Boutique Hotel “Atelier” (foto)
“Boutique Hotel “Atelier”, me Arjetin, shef e kryepunëtor i shtëpisë, dy hapa larg pedonales së Shkodrës, ku zgjohesh nga kënga e kumbanoreve dhe ndjen qytetin e vjetër me poetët, muzikantët, piktorët, artizanët e shijen e shtëpive të veta të moçme, që bartin kujtime të fisme e të dhimbshme, teksa po nisin të hapin dyert njëra pas tjetrës për të mikpritur bujtës, të cilët shtohen përditë në Shkodrën Turistike që po rilind”- shkruan Edi Rama në facebook.