Edi Rama te vendlindja e At Gjergj Fishtës

“Fishtë, Lezhë – Në vendlindjen e At Gjergj Fishtës, hap dyert një qendër e re kulturore dhe rekreative që i dedikohet jo vetëm kujtesës, por edhe jetës së gjallë të shpirtit krijues🕊️
Një hapësirë unike në mes të natyrës, për programe rezidence artistike e letrare, ekspozita, sesione krijuese dhe aktivitete kulturore”- shkruan kryeministri Rama nga Lezha.
Ndërkohë Edi Rama ka postuar foton në fjalë me shënimin: “Një foto me historinë🇦🇱
Fishtë, në vendlindjen e At Gjergj Fishtës”.
(shiko videon e komunikimit të kryeministrit me banorët e zonës)