Rama tërhiqet dhe dorëzohet. Fillon “sezoni veror” Lul Basha – Ed Rama !

Edi Rama e ka mbyllur takimin me Lulzim Bashën akoma pa e takuar! Dy ditë para takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Rama ka dhënë sinjale për arritjen e një konsensusi sa i përket reformës në drejtësi. Por jo vetëm kaq. Ka informacione të besueshme se në selinë blu ka mberritur “korrieri” nga Rama ku u garanton që përveç miratimit të Reformës sipas  variantit të PD-së me 2/3 dhe ku vetëm PS e PD e bëjnë kuorumin, edhe emrat në institucionet e drejtësisë që do të sjellë PD-ja do të miratohen pa asnjë hezitim. Kjo edhe anasjelltas. Pra duket se 2/3 i sigurojnë PS-PD, por ka mundësi që Ramës ti fillojë kriza e numrit 71 deputetë për mbajtur qeverinë,sepse nuk mundet që Basha ti plotësojë kuorumin qeverisës.

Duke folur në Asamblenë e Gruas Socialiste, Edi Rama shprehu dakordësi publike për zgjedhjen me 2/3 e votave në Kuvend të krerëve të institucioneve të sistemit të drejtësisë, një pikë e kërkuar me ngulm nga PD-ja.

“Thanë do na i kapë sistemin Edi Rama. Duan 2/3. Dakord, ne jemi gati me 2/3. Ne nuk duam ta kapim, por duam ta çlirojmë sistemin e drejtësisë nga kthetrat që e kanë kapur. Ne nuk kemi kthetra, sepse po të kishim disa në Parlament nuk do të ishin në Parlament”, u shpreh Rama.

Dhe mirë bëri. Por problemi mbetet se kemi të paktën një vit që Shqiperia ka humbur kohë për të ecur para e pa bërë Reforma për shkak të kokëfortësisë së njërës palë. Tani pasi i lodhen e shkatërruan nervat e popullit thonë “dakort”. Gjithsesi prapë mirë, porse duhet që dikush të hënën ti thotë popullit “me fal” për sorollatjen.

Interesante mbetet loja politike e vjeshtës, pasi sezoni veror do të mbyllet me dyshen Rama-Basha, të cilët edhe nën presionin ndërkombëtar, tashmë nuk do ta sakatojnë njëri tjetrin. Do të bëjnë rolin e aktorit porse në thelb kanë rënë dakort që ditën e hënë të dalin të dy të fituar.

Problemi pas të hënës duket se  do të fillojë tek PS. LSI-ja e dha shenjën që sot në këshillin bashkiak të Durrësit ku 13 këshilltarët në bllok të LSI-së braktisën mbledhjen për disa arësye e ku mbledhja nuk kishte kuorumin për të vazhduar. Papritur një urdhër nga selia blu në Tiranë solli që këshilltarët e PD-së të kthehen urgjent në mbledhje që të krijohej numri i nevojshëm për të marrë vendime. PS-PD ranë dakort për vendimet në mbledhje në Durrës, në një qytet shumë të rëndësishëm e ku Basha pati kërcënuar para pak muajsh se do “ta djegim keshillin bashkiak të Vangjush Dakos!”. Po sot Edi Rama nxitoi tek PDIU e Idrizit ku foli me supërlativa dhe la të kuptohej se numri 71 mund ta bëjë edhe me çamët, ku Mesila Doda mund të jetë ministrja me e re e kabinetit të tij në çdo moment ku numri 71 nuk arrihet. Ka mundësi që Kryeministri të kujtojë se në rast krize me LSI ka vetëm dy votat e Blushit e Hafizit kundër, por e verteta mbetet se janë 5 deputetë të PS-së me Blushin, të cilët dalin në momentin me delikat të fillimkrizës.

Duket se diçka nuk shkon mes PS e LSI, dhe gjasat janë se do të kemi vjeshtë e dimër të nxehtë mes PS e LSI, duke shkuar edhe me keq se sa mendohet në selinë rozë.

SHKARKO APP