Edi Rama: Unë dhe PS nuk kemi asnjë përgjegjësi për Saimir Tahirin
Kryeministri Rama në studion e Eni Vasilin i pyetur në lidhje me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, tha se ai nuk është më pjesë e PS dhe as e grupit parlamentar. Pra e hodhi mënjëherë jashtë vetes, duke thënë Saimir Tahiri mbetet një deputet i lirë dhe duhet të mbrohet nga avokatët e tij. Edi Rama shtoi se PS, as qeveria dhe as grupi parlamentar nuk duhet të flasin dhe të mbrojnë Tahirin. I pyetur nga Eni Vasili se pse nuk ia dhatë prokurorisë lejen për ta arrestuar siç ndodhi me një gjyqtar, të cilit iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi, kryeministri anashkaloi me kujdes përgjigjen, pasi e ndjente se e kishte mbrojtur ish-ministrin për të shpëtuar veten dhe PS. Ndërsa në lidhje me gjetjen e patentave të Saimir Tahirit me 860 mijë euro në makinën e të arrestuarit Sota, Edi Rama tha se nuk mund të flasë pa folur drejtësia.
Nëse Saimir Tahiri del i fajshëm, theksoi kryeministri Rama, unë jam me drejtësinë dhe jo me ish-ministrin e brendshëm. Por Rama nuk iu përgjigj pyetjes se ai ka thënë se Tahiri ishte ministri më i sukesshëm i qeverisë së tij.
Nga e gjithë intervista e kryeministrit, pjesa kur përmendej Saimir Tahiri, ai turbullohej. Në një moment Rama shtoi se, “nëse Tahiri del i përzierë dhe i fajtor, ai do jetë turpi më i madh i familjes socialiste prej 27 vitesh”.
VIDEO/ INTERVISTA E KRYEMINISTRIT
https://www.facebook.com/studioehapur/videos/1108020069332172/