Edi Rama: Unë, kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat

Edi Rama ka hapur një ekspozitë të personale në Gjermani e cila do të qëndrojë e hapur nga data 17 nëntor deri më 6 janar, ndërkohë që bileta është 4 euro për çdo hyrje në sallonin gjerman.

Media gjermane ARD i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë në qytetin e Rostockut. Në reportazh i pyetur se ku krijohet gjithë kjo punë artistike, ndërkohë që ke një detyrë ekzekutive, kryeministri i tregon një foto nga celulari i tij.
“Kjo është tavolina në zyrën time. Këtu janë fletat dhe lapsat me ngjyra. Puna më ndihmon që të ndërtoj balancën”, tha Edi Rama, kryeministër.
“Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë dhe artist” ishte titulli i reportazhit. Edi Rama flet për televizionin gjerman për karrierën e tij, për familjen,etj. “Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte asgjë. Diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, tha Rama.

SHKARKO APP