Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Edi Rama: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute proThaçit e liderëve të UÇK…

Edi Rama: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute proThaçit e liderëve të UÇK…

Kryesore
E enjte, 7 Gusht 2025 22:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës së madhe në Prishtinë: “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore”- shkruan Edi Rama.

Ja kronika e protestës së sotme:

Shoqata e Veteranëve të luftës së UÇK-së zhvilloi një protestë në Prishtinë. Drejtues të institucioneve të Kosovës kanë ngritur shqetësimin se Gjykata Speciale ka pranuar prova materiale nga institucionet e Serbisë.

Mijëra qytetarë nga të gjitha rajonet e Kosovës, por dhe më gjerë, protestuan të enjten në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale në Hagë, e cila sipas organizatorëve “po deformon historinë e Kosovës”. Protestuesit e cilësuan atë gjykatë si “kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës”. Motoja e protestës ishte, “Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Protesta u organizua nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OLV) dhe u mbështet edhe nga të gjitha subjektet politike opozitare të deritashme dhe shumë kryetarë të komunave të Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kur është votuar Gjykata Speciale në Parlamentin e Kosovës ishte kundër, thanë se protesta e sotme është 10 vjet e vonuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Akuza për anshmëri

Në Gjykatën Speciale në Hagëpo gjykohen krerët e ish-UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Njëri nga organizatorët e protesës Hysni Gucati nga OVL e UÇK-së tha para të pranishmëve se protestuesit kërkojnë “që për të akuzuarit nga Gjykata në Hagëtë ketë drejtësi dhe jo padrejtësi”. Sipas tij, “Gjykata Speciale është e njëanshme dhe se po tenton ta zhvendosë fajin nga pushtuesit te çlirimtarët”.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 4 orësh
Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Para 5 orësh
Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Para 6 orësh

Po ashtu, sipas tij, “drejtësia selektive prodhon padrejtësi” dhe ai akuzoi Gjykatën Speciale që “po përhap narrativën e rreme se Kosova është çliruar nga kriminelët”, duke vënë në pah se “Kosova është çliruar nga UÇK-ja, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja”.

Tromp: Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar

Në protestë pos folësve të shumtë të pranishmëve iu drejtua edhe Nevenka Tromp, e cila për një dekadë ka qenë hulumtuese e Tribunalit të Hagëspër krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Ajo e nisi fjalimin me sloganin “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. Sipas saj ky slogan nuk është thjesht slogan, “por realiteti i dhimbshëm që ju po përballeni prej vitesh e që drejtësia të pranohet, ajo duhet të ketë legjitimitet”.

“Gjykatat duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, pastaj rrezikon të jetë padrejtësi”, tha Tromp, duke rikujtuar se ish-krerët e UÇK-së shkuan vullnetarisht në Hagë, pasi, siç tha, “besuan se do të ketë drejtësi”.

“Këta udhëheqës ishin ata që e mbështetën krijimin e kësaj gjykate. E bënë këtë, duke e ditur rrezikun që kanosej ndaj të gjithë luftëtarëve. Sepse ata besuan në drejtësinë e kauzës së tyre”, tha Tromp.

Protestuesve iu drejtua edhe Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik nga Maqedonia e Veriut, që ka qenë pjesë e UÇK-së gjatë luftës. Ai kërkoi nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që janë në Këshillin e Evropës që, “të kërkojnë rishikimin e rezolutës, mbi pretendimet e të cilës u krijua Gjykata Speciale”, e që ishte trafikimi i organeve, dhe që tash nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur mbi këtë bazë.

Akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Në Dhomat e Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale, po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e prokurorisë ndaj tyre përfshin “vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave”. Në aktakuzë thuhet se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së “ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale që kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga ish-krerët e UÇK-së dhe mbrojtja e tyre.

Prova nga institucionet e Serbisë

Një javë më parë, ministrja në detyrë e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ngriti në publik shqetësimin se “është njoftuar se Gjykata Speciale ka pranuar si prova materiale disa dokumente të dorëzuara nga institucionet e Serbisë”, duke përmendur Departamentin e Sigurisë Shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturën “Komandë për Kosovën dhe Metohinë”.

“Ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm. Pranimi i materialeve të prodhuara nga Serbia si burim i besueshëm përbën deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri”, tha Haxhiu, duke ngritur “dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit”.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha dy ditë më parë se “është shqetësuese që cilado gjykatë që është formuar nga Kosova, që e ka detyrim ligjor që të funksionojë sipas sistemit juridik të Kosovës, të pranojë prova nga Serbia”.

Mbrojtja në fillim të shtatorit

Krerët e ish-UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi që nga nëntori i vitit 2020 ndodhen në paraburgim në Hagë. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thirrur në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale. Pala mbrojtëse e ish-krerëve të UÇK-së ka paraqitur ankesa se Gjykata u ka dhënë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes.

Megjithatë pala mbrojtëse pritet të thërrasë dëshmitarët e saj dhe të paraqesë rastin në fillim të shtatorit. Dhomat e Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale, u themelua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015. Kjo Gjykatë është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por financohet nga Bashkimi Evropian. Selinë e ka në Hagë dhe vepron me personel tërësisht ndërkombëtar. Sipas statusit të saj, Gjykata Speciale heton vetëm krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 1 ore

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 2 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 2 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 2 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 23 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 13 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.