Edi Rama vendos: Do të ketë zgjedhje në Kongres.Delegatët e PS votojnë
Edi Rama po tregohet luajal. Ka nxjerrë deputeten Gjylameti. Në përfundim të mbedhjes së grupit parlamentar të PS-së, ka folur për mediat deputetja Blerina Gjylameti. Ajo ka thënë se është Kongresi i partisë që do të vendose nëse do të ketë apo jo zgjedhje për postin e kryetarit.
“Edhe pse shumica dërrmuese ishte e mendimit se duhet të adoptojmë modelin e Partisë Laburiste, ku kryeministri ao kryetari i mandatuar të mos vihet në peshë, vendosi që t’ia kalojë Kongresit këtë vendimarrje që të vendosë për Kryetarin e PS-së. Meqënëse kemi deputetë që thonë se prioritet është zgjedhja e Kryetarit të Partisë dhe jo mirëqeverisja, atëhërë do jetë po Kongresi që do të vendosë”, tha Gjylameti.
Deklarata e saj erdhi pak pasi deputetin Ben Blushi foli për një dosje ku kishte renditur të gjitha shkeljet e statutit të partisë nga Edi Rama. Blushi përsëriti edhe njëherë kërkesën e tij për zbatim të statutit dhe premtoi se do t’i shkojë deri në fund angazhimit të tij. Gjatë pasdites Blushi është takuar edhe me eurodeputetët Kukan e Fleckenstein.