Edi Rama në Top Channel: Vetëm Linda dhe Endri Fuga me komandojnë

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” në top Channel. Aty ai ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij perosonale. Fillimishit kryeministri ka treguar rutinën e jetës së tij të përditshme nga mëngjesi deri në takimet për fushatë.

“Kafeja e parë është me Lindën në ballkon, më pas vazhdoj në zyrë me dy kafe të tjera. Gjatë fushatës kalon në një regjim automatik. Linda kujdeset për zërin tim.” – tha Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka folur edhe për dy persona që e kanë në dorë në një farë mënyre: “Ndërsa janë edhe dy njerëz të tjerë që më kanë në dorë: Endri Fuga dhe shoqëruesi im Feti Zeneli. Ata më thonë zgjohu, hip, zbrit…”.

SHKARKO APP