Edi Rama: Stop sulmet mbi sajesa tek 25 vjeçarja e FRESH, Joleza Koka !
Edi Rama shkruan në Facebook:
Stop me sulmet mbi sajesa per nje 25 vjeçare!
Boll gure i leshuat per nje fjale pershendetese qe dakord, s’ishte e lavderueshme, nderkohe qe s’ju bejne asnje pershtypje fjalime te tera parlamentare ose partiake te cilat perbejne kercenim real per rendin logjik dhe gjuhesor te shoqerise sone!
Joleza eshte nje vajze e shkelqyer qe ka bere nje pune aspak te lehte dhe me jo pak rezultate pozitive ne drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nese do te kandidoje apo nuk do te kandidoje me kur te vije dita e zgjedhjeve te reja, eshte puna e saj dhe e askujt tjeter!
Aq me pak eshte kjo puna e atyre qe s’kane asnje lidhje dhe asnje pune me FRESSh-in.