Edita Tahiri:Presidenti Thaçi po luan lojën serbe për copëtim të Kosovës

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, dhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për 8 vite, në një intervistë për “ABC News” ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo tha se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore.

“Kandidimi i këtij personi nga z. Rama ishte djallëzor. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ideja e ndryshimit të kufijve është rrezikshme për gjithë shqiptarët”,- tha Tahiri.

Ajo shtoi se “Edi Rama duhet të shprehet qartë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk janë shqiptarët ata që duhet të japin toka për të krijuar Serbinë e Madhe”.

Tahiri theksoi se duhet se kryeministri Rama duhet të deklarohet hapur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Edita Tahiri tha ndër të tjera se të keqen e kemi brenda shtëpisë në Kosovë, pasi presidenti Thaçi, sepse ky po punon hapur pro Serbisë.

Ajo tha me pas se Gjermania është krejt kundër idesë së korigjimit të kufirit, edhe SHBA mbetet kundër, pavarësisht se po luhet me disa deklarata, por SHBA është deklaruar nëse bien dakort popujt për këtë marrëveshje, por asnjë në Kosovë nuk e përkrah këtë korigjim kufijsh. Asnjë në Kosovë nuk don korigjim kufijsh.

Më tej Edita Tahiri shtoi se këto që po bën Thaçi duket se ka frikë nga Gjykata Speciale. Dhe nëse ai ishte luftëtar në UÇK, duhet të sakrifikojë Kosovën dhe të paraqitet në Gjykatë e të mos sakrifikojë Kosovën për të mos shkuar në Gjykatë.

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë ka detyrë që dalë zyrtarisht kundër ndarjes së Kosovës. Ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se Kushtetuta e Shqipërisë e detyron atë të mbrojë dhe interesat e Kosovës.
“Shqipëria ka obligim ndaj Kosovës. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se Shqipëria ka detyrime dhe oblikim kombëtar. Z. Rama e ka detyrë kombëtare dhe detyrim Kushtetues që të dalë kundër ndryshimit të kufijve”,- tha Tahiri.
Duke kritikuar idenë e ndarjes (copëtimit) të Kosovës nga ana e Presidentit Hashitm Thaçi, Tahiri tha se Edi Rama nuk duhet tu jap mbështetje projekteve të tilla, por ti ndalojë. “Kemi më shumë se 100 vite që jemi vrarë nga serbët, tani duhet t’u japim edhe tokë?! Gjaku i shqiptarëve është në themelet e Kosovës, nuk lejohet kush ti prek. Ndarja nuk zgjidh probleme, destabilizon. Ata që e njohin mirë Ballkanin e dinë se prekja e kufijve nuk sjell stabilitet, sjellë luftë”,- tha Tahiri.

SHKARKO APP