Edlira Gjoni në TCH: Video nuk duhet publikuar!
Media dhe rrjetet sociale po flasin për një video të një ambasadori të huaj në Tiranë me një zyrtare të Rilindjes. Disa media kanë publikuar edhe emrat e tyre, por në Top Channel, gazetarja dhe analistja e njohur Edlira Gjoni tha se nuk duhet publikuar kjo video, pasi nuk paraqet interes publik. Kjo mund të botohet vetëm nëse ka prekur interesin publik apo nëse ka përfitime personale nga kjo lidhje, duke shfrytëzuar postin, theksoi Edlira Gjoni.