Selami: Nëse zgjidhem nuk do ta njoh marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha

Eduard Selami po sulmon fort. Po godet Bashën në gjithçka. Selami thotë hapur dhe prerë se po të zgjidhet kryetar i PD nuk do ta njoh marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës, pazar i cili rrëzoi përtokë PD. Selami i mëshon faktit se ai pazar shkatërroi PD dhe solli këtë humbje katastrofike për demokratët.

Ndërkohë Lulzim Basha akoma nuk e ka denoncuar marrëveshjen e 18 majit.

Por sot dy kandidatet qe garojnë për kreun e PD, Lulzim Basha dhe Eduard Selami kane shkëmbyer replika ne lidhje me marrëdhëniet e tyre me organizatën e Sorosit. Gjatë prezantimit të platformave respektive para demokrateve në Korçë, njëri prej tyre i ka pyetur të dy kandidatet, se cili ishte pozicioni i tyre në raport me Sorosin. Selami është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me ketë organizate, ndërsa fakti qe bashkëshortja e tij punon për fondacionin e Xhorxh Soros nuk ka asnjë ndikim ne vendimmarrjen e tij.

Ndërkohë që edhe Basha ka mohuar të ketë lidhje me multimiliarderin, duke e konsideruar organizatën e tij, si mbështetëse te socialisteve dhe Rames. Selami i ka kërkuar Bashes te tregohet i sinqerte dhe te tregoj që bursën ne Holande e ka marre pikërisht nga Soros-i.

Madje, Basha dhe Grida Duma vijoi Selami e kane falënderuar publikisht Xhorxh Soros për mundësimin e studimeve dhe për ketë ka edhe filmime.

Por Basha,nuk ka pranuar argumentin e Selamit, duke u shprehur se bursa e tij nuk është financuar nga Soros,por nga një fondacion tjetër. Selami mësohet të ketë thënë se nuk ka qenë asnjëherë njeriu i Sorosit, pasi është republikan në bindje ndërsa ka pohuar se bashkëshortja tij është prej disa kohësh drejtuese e Bordit të Fondacionit në Tiranë që mbështetet nga Soros.

Dueli vazhdon mes tyre. Por Eduard Selami po rrit shumë kuotat këto ditë pas sulmit ndaj Bashës se ishte pazari i 18 majit i cili solli humbjen e PD. Në të vertetë pazari akoma nuk ka dalë plotësisht se si është bërë, por Basha ka një rrugë: ose të tregojë si u bë pazari ose demokratët nuk do ti besojnë.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’ të dielën në darkë, Eduard Selami shkruan se kur të jetë në krye të PD-së, çdo marrëveshje apo aksion politik do ta konsultojë më parë më strukturat e partisë.

STATUSI I EDUARD SELAMIT:

Marrëveshja me Edi Ramen u bë në fshehtësi të plotë. Kush nga demokratët e di se çfarë ishte dhe çfarë përmban ajo marrëveshje dhe kush nga demokratët u pyet për atë marrëveshje? Nuk jam kundër marrëveshjeve, por kur të jem unë kryetar, çdo marrëveshje apo aksion politik do të konsultohet me strukturat e partisë. Vetëm demokratë e thjeshtë e dinë se çfarë është më e mira për ta dhe unë do jem i mandatuari që të ndjek të gjitha rrugët për ta arritur atë.

SHKARKO APP