Eduard Zaloshnja: Problemi i opozitës në Bashkinë Tiranë nuk është thjesht aritmetik…

Në territorin e Bashkisë Tiranë, plot 51.1% e pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk votuan për PS-në. Por kjo nuk do të thotë se 51.1% e atyre që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit në Bashkinë Tiranë do të votojnë pa diskutim për një kandidat opozitar, që duhet të bekohet domosdoshmërisht nga dyshja Berisha-Meta (kushdo qoftë ai ose ajo).

Sepse plot 10,704 votues opozitarë ia dhanë votën Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 11,734 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet të Lapaj-Shabanit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse plot 11,618 votues opozitarë ia dhanë votën PSD-së së Tom Doshit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse plot 6,900 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 1,695 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Djathtas për Zhvillim të Shehit-Alibeajt, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 19,377 votues opozitarë ia dhanë votën Partisë Mundësia të Agron Shehajt, një pjesë e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?