Ekipi erdhi. Foli dhe Ditmiri !

Ekipi i futbollit arriti në Atdhe.Si heronjë u pritën dhe u bë mirë, pasi na nderuan, duke përfaqëuar Shqipërinë në një event europian, si dhe luajtur si të barabartë me ekipin francez e zviceran dhe “palosur” ekipin rumun. Pavarësisht se futbolli ka të papritura siç edhe ndodhi me golat nga Zvicra dhe Franca futbollistët nderuan veten dhe kombin.

Ishte një imazh krejt tjetër që krijuan ata dhe tifozët shqiptarë në Len, Marsejë e Lyon. Ishim prezent edhe në mediat ndërkombëtare. Kaq mjaftoi. Europiani u mbyll për Shqipërinë, me nder.

Djemtë erdhën. U pritën porse nuk kishte pse politika e ditës ti mbante mbi katër orë në mos me shumë të “varur” në karriket apo në betonin para Bashkisë së Tiranës, ministrisë së Jashtme dhe me pas tek kryeministria. Ishte një lodhje e madhe për lojtarët, por edhe një stisje që solli antireklamë qeveritare, pasi ndonëse mund të pranojmë nderimin për nderin që futbollistët i bënë Shqipërisë, kishte doza megallomanie qeveritare, keqpërdorimi të emrit të tyre për qellime edhe elektorale. Më saktë i lodhën lojtarët live. Mund të pranohej pak shkurt ceremonia në bashki, së cilës Erion Veliaj nuk i ra gjatë dhe bëri mirë, ndërsa vajtja tek Ditmir Bushati për t’u falur për një pasaportë diplomatike  dhe pritja në radhë ishin jashtëzakonisht vulgare. Natyrisht që ministri i jashtëm donte t’i nderonte si “ambasadorë”, siç u tha, porse kishte nëntekst politik të futur me finesë, çka futbolli nuk e pranon. Nëse duhej le ti çonte ministri Bushati punonjësit tek ndonjë dhomë hoteli ku t’iu merrnin fotot dhe shenjat e gishtërinjve, natyrisht ditën. Por që ti përdornin futbollistët në një temperaturë 40 gradë, me kostum e me kollare shtërnguar duke ua çuar temperaturën mbi 40 gradë, ti nxirrnin duke firmosur për pasaporta, dhe në fund duke ua rënduar jetën me dëgjimin mbi 45 minuta të fjalës së kryeministrit Rama, kjo ishte e tmerrshme. Me pas edhe në italisht!

Futbollistët kishin nevojë për me pak prokoll qeveritar, të ishin me sportivë me njërëzve në rrugë e kudo, duhej t’iu kishte kaluar ministria e financave ato një milion euro që iu ka premtuar. Bile do të ishte mirë që sot futbollistët ti kishin në kartat e tyre ato euro!

Shto pastaj edhe përkthimin e fjalës së kryeministrit e cila i përkthehej në kufje Di Biasit apo stërzgjatja në histori, gjithçka e kaloi sensin e masës. Edhe respekti kur kalon masën kalon në të kundërt. Ndërsa kur qëllimi ka qenë përdorimi i suksesit të ekipit për efekte politike paraelektorale, atëhere gjithçka kthehet në të kundërt.

Djemtë e kombëtare janë krenaria e kombit me atë çka bënë, sepse i ndoqëm të gjithë live. Por nuk kishte pse ti përdornim edhe duke i respektuar në ekstrem.

 Spiten Prulli

SHKARKO APP