Tiranë/Ekonomia kreative, një bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar (foto)

“Sot te Piramida mirëpritëm profesionistë të ekonomisë kreative nga Mbretëria e Bashkuar, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria, ku diskutuam rreth fushave të ndryshme krijuese.

Jam krenar për vendosjen e një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi me British Council, kështu kemi mundësi të mësojmë nga më të mirët për ekonominë kreative”- shkruan Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Në aktivitet ishte edhe ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Ndodhej edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë.

Ekonomia kreative mblodhi së bashku profesionistë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar mbi fushën e filmit, muzikës, lojërave elektronike, teknologjisë, arkitekturës, dizajnit dhe modës, teatrit , arteve pamore, trashëgimisë kulturore etj,.

 

SHKARKO APP