Saimir Tahiri shkon të takoj Kryeprokurorin. Llalla nuk e pret

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk ka pranuar të takojë sot ish-ministrin Samir Tahiri.  Takimi u kërkua nga ish-ministri dhe deputetit i PS, pas arrestimit të një të afërmi të tij në Itali, Moisi Habilaj për trafik droge. Siç duket ish-ministri ka kërkuar të informojë institucionin e akuzës mbi pozicionin e tij në këtë situatë.

Por burime të “Koha Jonë” pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se për shkak të angazhimeve, Prokurori i Përgjithshëm nuk do ta takojë sot ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime nga Prokuroria konfirmuan se takimi është kërkuar nga Saimir Tahiri, por nuk ishin në dieni të temës që do të diskutohej në këtë takim.

Mendohet se shkak për takimin mund të jetë arrestimi i të afërmit të Tahirit në shtetin fqinj dhe shkrimet e botuara në shtypin italian për implikimin e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Po sot, Saimir Tahiri, pritet të dalë në një konferencë për shtyp, pas akuzave të opozitës për lidhjen e tij me të arrestuarin në Itali, Moisi Habilaj. Konferenca është lajmëruar në orën 16:00 dhe ka një interes të madh në atë çfarë do të deklarojë ish-ministri.

Saimir Tahiri është kushëriri i Moisi Habilajt, kreut të një organizate të trafikut të kanabisit i cili u arrestua dje në Katania, Itali. Në përgjimet e bëra publike sot nga media italiane, Habilaj përmend Saimirin si personit që do ti jepte 30 mijë euro.

Akuzë e fortë/ Basha: Të arrestohet Tahiri. Ish-ministri shkon në prokurori

Adriatik Lalla dhe Saimir Tahiri (Foto arkiv)

SHKARKO APP