Ekstradimi i Morinës. Presidenti Meta takim urgjent me ambasadoren kroate

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur sot në takim ambasadoren kroate në vendin tonë, Sanja Bujas Juraga.

Takimi ka pasur në qendër çështjen e procesit gjyqësor në Kroaci ndaj Ismail (Ballist) Morinës, i riu shqiptar që ngriti dronin me flamurin autoktonus, në ndeshjen Serbi-Kroaci. Pala serbe ka shpallur një urdhër arrest në adresë të Morinës. Disa muaj më parë, Morina u arrestua në Kroaci dhe pala kroate pritet ta ekstradojë atë tek autoritet serbe. Ekziston mundësia që dërgimi i tij në Serbi, për shkak të ngjyrave nacionaliste që mori çështja e dronit të pasohet nga një proces jo i drejtë ligjor dhe politikë.

Për këtë qëllim, presidenti Ilir Meta është interesuar sot personalisht, në rrugë institucionale te autoritet kroate. Dje Gjykata Supreme e Kroacisë vendosi të mos e pranojnë kërkesën e Ismail Morinës për mosekstraim. Ndërkohë më herë, një gjykatë e shkallës së parë ka vendosur që Morina të ekstradohet.  Fjalën e fundit në këtë proces të gjatë pritet të thotë ministri i Drejtësisë, kroate.

Kreu i shtetit shqiptar ka shprehur shqetësimin për këtë rast specifik. Mësohet se kreu i shtetit ka deklaruar se ekstradimi i tij në Serbi do të rrezikonte sigurinë fizike të Ismail Morinës.

Nëse ekstradohet në Kroaci, Morina do të gjykohet për nxitje të urrejtjes etnikë dhe racore. Por veç kësaj, dërgimi i tij në Serbi paraqet rrezik edhe për sigurinë fizike. Huliganë dhe nacionalistë të burgosur në Serbi kanë deklarua se do ta vrasin shqiptarin Morina nëse do të shkojë në burgjet ku ata vuajnë dënimin.

Pavarësisht se Shqipëria nuk mund të ndërhyjë në vendimet e drejtësisë së një shteti tjetër, siç është Kroacia, institucionet shqiptare kanë detyrë të sqarojnë autoritet homologe për rastin “Morina”.

Për shkak se padia dhe procesi gjyqësor ndaj tij mund të jetë i motivuar politike, ekstradimi në Serbi mund të ketë pasoja të rënda për të riun shqiptar.

Nga autoritet e Tiranës zyrtare ka pasur vetëm deklarata në rrjet sociale, ditën e ndalimit në Serbi dhe shumë pak nisma dhe takime konkrete me palën kroate. Vetëm kreu i shtetit Ilir Meta është interesuar disa herë personalisht tek autoritetet kroate për mosekstradimin e Morinës. Pas vendimi të dhënë dje nga Gjykata Supreme, Meta ka thirrur sot në takim ambasadoren kroate duke treguar angazhimin maksimal për mosekstradimin e tij.

Vendimi i papritur. Gjykata kroate ekstradon në Serbi, Ismail Morinën

SHKARKO APP