FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekstradimi i kriminelëve nga Dubai mbetet vepër e punës korrekte të Taulant Ballës si ish-ministër i brendshëm

Julian Meçaj dhe Plarent Dervishi, të dy shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare, njeri është ekstraduar nga Dubai dhe tjetri është deportuar, por të dy u sollën në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Edhe Durim Bami pritet të esktradohet, ndonëse për momentin gjykata e Emiratëve të Bashkuara Arabe e ka vendosur në arrest shtëpie në Dubai.

Ndërkohë janë në listë edhe disa të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet theksuar se nuk ka marrëvëshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emiratëve të Bashkuara Arabe, por ishte puna e mirë e ish-ministrit të brendshëm Taulant Balla, i cili në kohën që ishte ministër shkoi personalisht në Dubai dhe kërkoi nga autoritetet e shtetit të Emiratëve që këto persona (dhe të tjerë) të sillen në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosjet ishin kopsitur përfekt dhe duket se rezultatet e sotme dhe të ditëve në vijim janë vepër e Taulant Ballës. Natyrisht në kordinim të plotë me SPAK.

Në Dubai dihet se ndodhen bandat më të mëdha kriminale shqiptare. Njihet botërisht se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ekstradojnë njeri, qofshin kriminelët më të mëdhenjë të botës, por në rastin e Shqipërisë duket se Taulant Balla ia ka arritur si i pari ministër i brendshëm që të bind palën e Emiratëve për të sjellë kriminelët e parë të fshehur në Dubai.

Nga burime jo zyrtare flitet se nga Dubai do të sillen me pranga edhe tre personazhe të njohur të botës së krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?