Ekstremistë grekë në varrimin e Bularatit: Të djegim shqiptarët

Varrimi i Kostandinos Kacifas, që u vra nga policia shqiptare në një shkëmbim zjarri, është kthyer në një shfaqje të nacionalizmit dhe racizmit grek ndaj shqiptarëve.

Qindra ekstremistë grekë kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Bularat. Ata janë në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit Kostandinos Kaçifas, i cili u vra 10 ditë më parë në një përplasje me armë me RENEA-n. Grekët pasi e bërë hero Kaçifasin kanë nisur provokimet.

Thirrjet anti-shqiptare që u hodhën në Bularat të Gjirokastrës:

  • “Vorio epiri dhe Maqedonia jane Greqi”,
  • “Jemi ne Vorio epir, keto jane tokat tona”,
  • “Shpata dhe zjarr ndaj shqiptareve”,
  • “Zjarr kunder qenve shqiptare”,
  • “Ketu flitet greqisht, keto jane tokat tona”,
  • “Bularati eshte Greqi”,
  • “Gjaku na therrët, te djegim shqiptarin”.

Ata po bëjnë thirrje nacionaliste, duke deklaruar se Vorio Epiri është Greqi, Maqedonia është Greqi e deklarata të tjera. Fluksi i grekëve që duan të vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë e varrimin e Kaçifas është i madh. Radha në territorin grek arrin deri në 3 kilometra.

Policia shqiptare ka shtuar masat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, prej nga ku mbërrijnë autobusa me shtetas greke që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të ekstremistit Kacifas, i cili u qëllua për vdekje nga forcat RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit 10 ditë më parë.

Agjentë të policisë kufitare, të policisë së rendit dhe FNSH-së janë stacionuar në Kakavijë që prej ditës së djeshme. Çdo person që hyn në Shqipëri skanohet mirë, nuk u lejohen simbolet nacionaliste dhe nëse paraqet rrezikshmëri kthehet pas.

Ndërkohë mësohet se në fshatin Bularat ku do të mbahet ceermonia mortore nuk do të ketë prezencë të policisë me uniformë, por vetëm agjentë civilë. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe agjentë të Shërbimit Sekret.

Ministria greke e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve ka ftuar të gjithë qytetarët grekë që kanë zgjedhur të vizitojnë Bularatin, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas, të demonstrojnë vetëpërmbajtje dhe respekt për familjen e tij dhe ceremoninë e varrimit.

Siç shkruan gazeta greke “Kathimerini”, rreziku që gjatë ceremonisë t’i hidhet “benzinë zjarrit” ka shqetësuar Athinën zyrtare, çka edhe ka çuar në apelet për vetëpërmbajtje të Ministrisë së Jashtme greke.

SHKARKO APP