Ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë
Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.
Protestuesit kanë shpalosur flamurin grek në mesin e rrugës dhe kanë bllokuar për pak minuta rrugën, duke penguar automjetet që duhej të kalonin andej.
Foto më poshtë tregojmë pamje nga momentet e bllokimit të aksit kryesor kombëtar në Jug të vendit.
Bllokimi i rrugës kombëtare në Shqipëri është një gjest që mund të shpjegohet vetëm me tendencën për të krijuar incidente, pas ceremonisë mortore.
Ndërkohë që ky akt i paprecedentë në territorin shqiptar nga përfaqësuesit e minoritetit dhe ekstremistët grekë e ardhur nga vendi fqinj nuk është i vetmi që bie ndesh me ligjet e shtetit shqiptar.
Edhe pse sot u zhvillua një ceremoni mortore për Kostandin Kacifas që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shqiptare, aktiviteti u kthye në një protestë të mbushur me parrulla antishqiptare dhe thirrje raciste kundër qytetarëve të Shqipërisë.
Gjatë gjithë ceremonisë, pjesëmarrësit kanë hedhur parrulla që bënin thirrje për “vrasje të qenve shqiptarë”, si dhe apele për aneksimin e Jugut të Shqipërisë nën shtetin grek. Thirrje të tilla janë të papranueshme dhe jashtë çdo zhvillimi normal në një shtet që pretendon se ka rregulla. Flamujt e Vorio Epirit, që sipas greve tregojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi dhe duhet të aneksohet u shpalosën gjatë gjithë ditës.
Ajo që është e rëndë lidhet me faktin se ceremonia e varrimit u zhvillua nga një bashki shqiptare, ajo e Dropullit. Për më tepër në varrim morën pjesë dhe dy deputetë që zyrtarisht janë pjesë e parlamentit shqiptar, por përfaqësojnë interesat e minoritetit grek. Thirrje anti-shqiptare në prani të deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë së Dropullit, që janë zyrtarisht dhe përfaqësues të shtetit shqiptar e bëjnë ngjarjen e sotme një histori të turpshme.
Nëse kjo do të ndodhte në Greqi në zonat me të vertetë toka shqiptare si në Çameri, gjaku do mbulonte rrugët nga policia greke. Por këtu shteti u tregu u dobët. Sidomos kur bllokuan autostradën Gjirokastër-Kakavijë, ku duhej policia të ndërhynte me forcë e dhunë.
Lexoni edhe:
- Ekstremistët grekë kërcënuan gazetarët shqiptarë në Bularat
- Spartak Ngjela: Turpi grek i Bularatit
- Me flamuj grekë nis ceremonia e varrimit të Kacifasit: Kostandin je gjallë
- Dule nga Bularati: E vërteta për vrasjen e Kacifas të shkojë deri në fund
- Thirrjet antishqiptare në Bularat, At Nikolla Marku: Po cënojnë dinjitetin e popullit shqiptar
- Kolonelë të partisë fashiste greke Agimi i Artë në Bularat
- Parrullat raciste kundër shqiptarëve që u hodhën sot në Bularat
- Andi Bushati: Të dhjerë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve