Nuk ndalojnë vrasjet mafioze/Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zbulohet si u vra Edmond Mëhalla
Nuk ndalojnë vrasjet mafioze. Sonte në Elbasan biznesmeni Edmond Mahalla u ekzekutua sapo hypi në makinën e tij. Mahalla u qëllua me tre plumba në kokë.
Automjeti i autorëve të dyshuar , “Audi” ngjyrë e zezë, është larguar në drejtim të aksit rrugor Elbasan-Librazhd, sipas burimeve policore.
Mëhalla ishte pronar i një biznesi taksish dhe një pike karburanti. Forcat policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.
Policia njofton se “Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Elbasanit.

Foto nga vendgjarja
KOHA JONË SONDAZH

