Elbasani nën thundrën e ”rivdekjes”

Nga Ermir Gjinishi

Për ti ikur ngjarjes që e bëri Tiranën të dukej si Bejruti, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u krekos në Elbasan, në një show bollivudian, rrethuar nga drejtuesit qëndrorë dhe lokal të sektit të rilindjes, duke pohuar se krimi do të marrë përgjigjen e merituar. Si për ironi të fatit në 6 të mëngjesit të ditës së nesërme, në rrugën kryesore nacionale në Bradashesh, krimi vret në mënyrë spektakolare vëllain e njeriut më të kërkuar aktualisht në Shqipëri. Megjithëse i akuzuar për disa ngjarje të rënda, përfshirë dy grabitje brenda aeroportit të Rinasit, policia e ministrit të spektakleve elektorale, nuk arrin të monitorojë as familiarët më të afërt të të kërkuarit. Ajo që mbeti nga show-i klluonian në Elbasan ishte hakërrimi komik i arrirë në mimikën e ministrit “mjërë krimi tani e tutje çdo hiqte”. Rreziku më i madh për shumë prej nesh, nuk është se qëllimi ynë është mjaft i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot, porse është shumë i ulët dhe e mbërrijmë lehtësisht thonte Mikelanxhelo.

Që kur sekti i rilindjes ka ardhur në pushtet, Elbasani ngjan me Palermon e viteve 80-të. Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipërinë tonë mafia është vetë shtet. Elbasani, një nga qytetet më të vjetra shqiptare, me histori mbi 2000 vjecare, me pasuri arkeologjike, arkitekturore kulturore e historike, sot i ngjan një fantazme të dëbuar. Qyteti me Bezhistanin e famshëm në të gjithë Rumelinë, që në shek XVII kishte 900 dyqaneve ku tregëtohej gjithçka, nga perlat, diamantet, e deri te lëkurat e stofrat, e degëdisën dallgët e historisë në gjuhët e pangopura të lakmisë.

Sot Skampius është sinonim i skamjes ku hipokrizia në kufijtë e urrejtjes së sektit të rilindjes vdekatare hedh vallen e pangopësisë së oligarkëve sharlatanë. Qyteti i Onufrit ka humbur identitetin për shkak të dëshirës së një kryebojaxhiu të inatosur i cili me panderë kërkon të futet mizorisht në memorien e vendbanimit antik. I braktisur më shumë se kurrë, të rinjtë shpresëhumbur nga premtimet elektoralistike rilindase enden rrugëve të pa punë. Normalja e Elbasanit, djepi i arsimit shqip vajton largimin nga vendi të mësuesve që s’kanë ku japin mësim. Me gjithë burimet dhe pozitën e mrekullueshme që i ka falë Zoti, Elbasani sot lëngon si gjithë Shqipëria.

Shkumbini i masakruar parreshtur nga dhëmbët metalikë të eskavatoreve është i ngjan nje zgafalle që dimrit shfyn tërbuar në dëshpërim mbi të mbjellat e fermerëve të falimentuar prej vërshimit të produkteve të importit, lehtësira të bëra nga qeverija e oligarkëve. Shkurtimi i rrugës Tiranë-Elbasan dhe tuneli i ndërtuar jo në kohën e qeverisë së PPP-ve, si një mundësi punësimi e tregëtimi sot ka një impakt zero për shkak të krizës ekonomike ku e ka gremisur sekto-qeverisja e korruptuar vendin. Qyteti nuk qeveriset nga elbasanllijtë por komandohet nga emisarët e deleguar nga qendra rilindase që grumbullojnë haraç për dhjamosjen e ofiqareve shpirtëzinj.

Ky nuk është Elbasani i vërtetë. Elbasani i vërtetë është lulishtja e trëndafilave jo parajsa e krimit, është Via Egnatia jo Via heroina. Elbasani i vërtetë është vendi ku këndojnë bylbylat, jo krismat e krimit. Është i pari qytet i Shqipërisë së pavarur më 25 nëntor 1912. Aty u lindën dhe u rritën intelektualë, artistë, mjekë, historianë gjuhëtarë, sportistë. Është qyteti i Dhaskal Todrit, Visarion Xhuvanit, Lef Nosit, Ylli Popës, Aqif Pash Elbasanit, Kristofor Kristoforidhit, Akelsandër Xhuvanit, Mahir Domit, Aleks Budës, Hasan Cekës, Isuf Myzyrit, Mustafa Bodinit, Onufrit, Kostandin Shpatarakut, Nilo Borxhias, kontributi i të cilëve është skalitur me germa të arta në memorien e kombit. Nëse pyesni çdo shqiptar cilët janë emrat e ministrave të rilindjes farësosur, askush nuk do mund ti thotë të gjithë.

Në këtë kohë transformimesh, historia do të dijë të dallojë patriotin nga tradhëtari, dhe do ti japë secilit vendin e vet thonte Ismail Qemali. Për Elbasanin e kulturës, qytetarisë, historisë, paqes dhe bukurisë, 25 prilli do të jetë pranverë, ndërsa për kryerilindasin dimri i vetmisë së madhe, si në tingujt e Usta Myzyrit “Gjith dynjaja ka ditë vere/për ty dimri ska maru/ç’jan k’to lajme k’to habere/ I mjeri “ti” s’di ku me shku”.

SHKARKO APP