Eleminohet Barcelona e famshme nga një miopi e gjyqtarit italian Rizzoli
Antoine Griezmann me dy gola, por edhe një gabim i rëndë i gjyqtarit Rizzoli ndihmuan Atletiko Madrid të eliminonte Barcelonën, kampione në fuqi e Evropës. Francezi shënoi në çdo pjesë loje, në të dytën me penallti. Në minutën e 88-të, një kapje e qartë e topit me dorë brenda zonës nga Gabi i Atletikos së Madridit, por gjyqtari italian sinjalizoi për goditje të lirë, duke e konsideruar jashtë zone. Në këtë mënyrë, vazhdon pamundësia e ekipit kampion për të ruajtur trofeun.
Kjo miopi e gjyqtarit italian Rizzoli solli eliminimin e Barcelonës ku penalltia ishte e pastër dhe duhej të jepej dhe nuk dihej më pas se cila skuadër kualifikohej. Kësaj i thonë të eliminohesh nga gjyqtari që nuk shikon as kur e ka topin një metër afër !
Mediat spanjolle kane analizuar rastin ne minutat e fundit qe pait Barcelona dhe kane ndal ne perfundimin se gjyqtari gaboi ne kete rast.
Barcelonës i është mohuar një penallti e pastër në fund të ndeshjes kur Diego Godin e ka prekur topin me dorë.
Edhe pse shihej shumë qartë se Godin e preku topin, gjyqtari i takimit Nicola Rizzoli nuk akordoi penallti dhe kështu Barcelona u mposht 2:0 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Në Lisbonë, Benfica ekuilibroi shifrat e përgjithshme në 1-1 kur Jimenes shënoi në minutën e 27-të, por Vidal barazoi pas dhjetë minutash. Muller kaloi në epërsi bavarezët, ndërsa Talisca barazoi çerek ore para mbarimit, por portugezëve në atë moment u duheshin edhe dy gola, çka nuk ia arritën.
Pas ndeshjeve të sotme, gjysmëfinalistët e Champions League janë Real Madrid, Atletico Madrid, Manchester City dhe Bayern.