Elisa Spiropali te “Hora e Arbëresheve” në Siçili (foto dhe video)

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në Piana Degli Albanesi te Hora e Arbëreshëvet, pikërisht në prag të nisjes së veprimtarive kulturore të Festës së Themelimit të Horës së Arbëreshëvet 2024, vendbanimit më të madh arbëresh në Siçili.

Vizita e Spiropalit u prit me dashamirësi nga arbereshët e Siçilisë.

Në fillim ishte në Muzeun e Kulturës Arbëreshe “Nicola Barbato”, në gjurmët e historisë, kulturës, traditave, punës dhe jetës së përditshme të Arbëreshëvet të Horës. Më pas, Elisa Spiropali së bashku me Papas Janin, morën bekimin e Shën Mërisë Odigitria për të gjithë Arbëreshët e Horës, Siçilisë, Italisë dhe për shqiptarët anembanë botës.

Në Horën e bukur të Arbëreshëve të Siçilisë, Spiropali me kostumin e mrekullueshëm të zonës,  shkoi për të zbuluar shtatoren e Gjergjit Kastriot Skënderbeut.

Vizita e kryeparlamentares Spiropali ishte mbresëlenëse, sidomos kur ajo u vesh me kostumin e zonës.

 

 

 

SHKARKO APP