Elona Shkreli nga Shkodra: Kush asht burr apo grua i fortë të qendrojmë këtu në shesh!
Kryetarja e PD së Shkodrës Eliona Shkreli në protestën e opozitës në Tiranë theksoi se qytetarët që i janë bashkuar protestës kanë dhënë një mesazh të rëndësishëm kundër kryeministrit Edi Rama.
Ajo akuzoi kryeministrin Rama se po shfaros vlerat e Shqipërisë dhe se shkatërroi arsimin, shëndetësinë.
“Ju që sot shënoni histori, ju jeni heronjtë që do shporrni diktatorin Edi Rama dhe regjimin e lidhur me bandat e krimit dhe paratë e krimit. Unë vij nga Shkodra e lirisë, qyteti ku demokracia ka lindur. Por sot Shkodra është e grabitur, nga një person që është hajdut i certifikuar, i pandehur nga SPAK, nga Benet Beci që me paratë e krimit grabiti Shkodrën. Fundi është i vulosur në burg dhe ditët e tij në Shkodër janë të numëruara, erdhi si shërbëtor i përulur dhe po ikën me faqe të zezë. Rama me hajdutët e tij në pushtet, prodhon ligje dhe ngrenë në rresht kartonin vetëm për të mbrojtur atë dhe hajdutët e tij. Sot i them Ramës, hap sytë, ky është mesazhi që të jep Shqipëria. Më mirë kapi ato 3 çakla dil nga zyra, Shqiptarët do të shporrin me turp. Të dashur qytetarë ne nuk duhet të lëvizim nga këtu Shqipërinë e çlirojmë ne, ndaj të gjithë bashkë të jemi në kauzë të vetme të shkatërrojmë regjimin e Ramës dhe të largojmë pushtetin mafioz”, tha ajo.
Në fund ajo bëri thirrje se kush asht burrë apo grua të fortë të vendosi të qëndrojmë këtu në shesh derisa ta largojmë.
KOHA JONË SONDAZH

