Emigrantët leksion Bashës, protestë kundër Ramës

Me që në Shqipëri ka gati një vit që askush nuk proteston kundër qeverisë në mënyrë masive, janë emigrantët ata që kamë marrë përsipër reagimin ndaj kryeministrit Edi Rama. Prej disa ditësh një grup emigrantësh shqiptarë në vendet e BE kanë paralajmëruar një tubim para zyrave të Edi Ramës, më datat 28 dhe 29 nëntor.

Nisma e rrallë është ndërmarrë nga Genc Sejko, një i ri që jeton në Angli dhe është i njohur në opinionin shqiptar si ‘njeriu i memeve’. Sejko lajmëroi pak ditë më parë se ai dhe disa miqtë e tij do të ktheheshin në Shqipëri enkas për të protestuar. Apelit të shqiptarëve të diasporës i janë përgjigjur një numër i madh qytetarësh shqiptarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian. Pritet që protesta edhe pse në dukje një nismë modeste të ketë pjesëmarrje të madhe.

Por tubimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në festat e Nëntorit është një shuplakë e fortë për shoqërinë shqiptare. Gjatë vitit et fundit, qytetarët shqiptarë kanë protestuar vetëm në rastet kur vendimet e qeverisë prekin në mënyrë direkte ata dhe jo për çështje që u përkasin të gjithëve dhe që lidhen me gjithë sjelljen e qeverisë. Kujtojmë këtu protestën Kukësit, qytetarët u ngritën vetëm kur u vendos trau për pagesën e taksës dhe kur policia nuk i lejoi të kalonte. Por pas “flakës” se Kukësit që ishte një kambanë për koncesionet, gjithë problemet u harruan dhe nuk u ngrit më njeri në protestë. E tillë ishte dhe protesta e tregtarëve të vegjël. Njerëzit që kanë 6 vite që ankohen për taksat e qeverisë dhe gjobat u ngritën në protestë vetëm gjysmë dite për tasat dhe më pas harruan se taksa paguhet çdo ditë. E njëjta gjë po ndodh edhe më banorët e zonës së Astirit. Zona elektorale ku PS fitoi me mijëra vota u ngriti në protestë vetëm kur fadromat rrezikojnë tu shembim të vetëm gjë që kanë, shtëpitë. Ndaj protesta e thirrur nga disa shqiptarë emigrantë, që jetën e tyre e kanë të siguruar në vendet e BE, i bën fajtor shqiptarët që jetojnë këtu dhe që çdo herë votojnë në rresht, por kurrë nuk din të kërkojnë llogari ndaj atyre që kanë zgjedhur.

Tubimi i thirrur nga emigrantët që jetojnë me problemet e Shqipërisë bën dyfish fajtore opozitën në Tiranë dhe gjithë vendin. Paria Demokratike dhe kreu i saj që duhet të jenë modeli i reagimi qytetarë dhe të japin një motiv se në vend ka ende shpresë, prej gati një viti është zhdukur nga tubimet masive dhe sheshet e mëdha. Edhe sot pas gjithë këtyre skandaleve PD ende nuk ka thirrur një tubim të madh, qoftë edhe për të testuar opinionin publik se sa beson në ato që denoncon selia blu. Nuk ka organizuar protestë kundër qeverisë edhe qoftë si shenjë reagimi dhe tregues se Shqipëria nuk ka vetëm me qytetarë që marrin pjesë në bashkëbisedimet e Edi Ramës  në rrethe dhe shkruajnë në Facebook pro Rilindjes.

Këtë që nuk po e bën ose nuk di ta bëjë Lulzim Basha dhe të tjerë, po e bëjnë disa shqiptarë që jetojnë jashtë, duke na treguar se demokracia funksionon duke kërkuar të ndryshohen gjerat dhe jo duke pritur, siç po pret pa fund opozita.

SHKARKO APP